Policia zbuloi një tjetër laborator mbrëmjen e djeshme në Vlorë, pas atij të Elbasanit.
Policia ka dhënë sot detaje të këtij operacioni, ndërsa ka publikuar edhe fotot.
“Nga Strukturat e Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në zonën e Novoselës kishte lëndë narkotike dhe se përdorej si bazë për paketimin e saj, është organizuar operacioni policor antidrogë i koduar “MIFOLI” dhe është bërë ndërhyrja e menjëhershme në banesën e shtetasit A. V., banues në fshatin Mifol.
Nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi është bërë e mundur që të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale:
-103 kg lëndë narkotike e llojit “canabis sativa” nga të cilat 55 kg ishin paketuar, ndërsa pjesa tjetër do të paketohej;
-1 presë metalike 20 T, që shërbente për paketimin e lëndës narkotike.
-Një sasi e konsiderueshme ngjitësi dhe materiale plastike me të cilën paketohej lënda narkotike, si dhe;
-automjeti tip Mercedes-Benz Sel-280 me targë VL 1536 C
-automjeti tip Mercedes-Benz 250 me targë AA636 CY
-automjeti tip Nissan Patrol me targë GJ 8253 A.
Në vijimësi të hetimeve të kryera në lidhje me këtë ngjarje, nga Policia është bërë shpallja në kërkim e shtetasve A. V., dhe L. V., si autorë të dyshuar për këtë aktivitet kriminal.
Dyshohet se lënda narkotike pasi paketohej trafikohej në drejtim të Italisë. Në bashkëpunim me organin e Prokurorisë janë duke u kryer hetime të mëtejshme”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Ku eshte laboratori,se titulli shkrimit ben fjale per laborator dhe ne fakt jane gjetur nje prese dhe cannabis sativa.Ne se ky eshte laboratori,i bie vlera dhe laboratorit te Elbasanit pastaj.