Policia e Vlorës ka dhënë detaje për 9-vjeçarin që u akuzua nga banorë të fshatit Palasë në Himarë si bashkëpunëtor i dyshuar i monstrës Jorgo Zani që vrau brutalisht duke i prerë kokën kushëririt të tij 12-vjeçar.
Sipas policisë, fëmija 9-vjeçar që shoqërohet shpesh me Jorgo Zanin nuk ka lidhje me krimin e dy ditëve më parë.
Lidhur me dyshimet se 9-vjeçari mund të jetë vrarë nga monstra për shkak se kishte humbur prej disa ditësh, policia njofton se ai gjendet në Tiranë tek disa të afërm dhe është gjithashtu me probleme mendore.
