Policia e shtetit në 8 muajt e parë të këtij viti ka asgjësuar 4 herë më pak bimë narkotike se në të njëtën periudhë të 2017.
Burime nga uniformat blu bëjnë të ditura këto shifra të drogës, por nuk saktësojnë sa ka qenë sipërfaqja e kultivuar me kanabis. Rreth 10 mijë bimë narkotike kanabis sativa u asgjësuan gjatë 8 muajve të parë të 2018 në të gjithë vendin nga policia e Shtetit.
Shifrat zyrtare nga drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit, paraqesin se pjesa më e madhe bimëve ishte kultivuar në zonat jugut, si periferia e Përmetit, Tepelenës dhe Memaliajt. Gjithashtu janë evidentuar kanabis edhe në malësinë e Krujës dhe të Matit.
Policia Shtetit pohon se, shifra e asgjësimit për 2018 është 4 herë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Policia nuk bën të ditur se sa është sipërfaqja në total e kultivuar me bimë narkotike në të gjithë vendin, duke vënë në dispozicion vetëm asgjesimin e tyre.
Pavarësisht asgjësimit të bimëve narktotike, që sipas uniformave blu në shifrat historike, përsëri në birgjet italiane nuk kanë munguar dërgesat me kanabis të nisura me gomone nga Shqipëria. Sasia e drogës, dyshohet se ka qenë e magazinuar nga vitet e kaluara, e cila kishte mbetur stok pasi tregu ka qenë i tejngopur me lëndë narktotike, duke ulur ndjeshëm edhe çmimin e saj. Pak kohë më parë, u asgjësuan rreth 5 mijë bimë narkotike në Frashër të Përmet dhe në Gvallë të Memaliajt.
M.H/ Dita

Mot me shume.