Policia e Tiranës i ka referuar Prokurorit të Përgjithshëm kallëzim penal për 9 deputetë të subjektit politik Partia Demokratike, Strazimirin edhe për armëmbajtje ndërsa Nokën për goditje të policies.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në datë 28 mars 2016, në ora 11:00, te Kodrat e Liqenit Artificial, në vendin ku është duke u ndërtuar “Këndi i lojërave” nga Bashkia Tiranë, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi një protestë pa leje, për prishjen e rrethimit të objektit të objektit.
Pjesëmarrësit në këtë protestë u grumbulluan para hyrjes së kantierit në ndërtim dhe rreth orës 11:30,deputetët Flamur Noka, Genti Strazimiri, Genc Pollo, Albana Vokshi, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Gert Bogdani, Edi Paloka, të shoqëruar nga protestues të tjerë (13 prej tyre të arrestuar ditën e djeshme në flagrancë për veprime të dhunshme), tentuan dhe çanë me forcë kordonin e Policisë Bashkiake, të Policisë së Shtetit me veprime të dhunshme, dokumentuar me prova filmike, raport shërbimi dhe dëshmi të tjera.
Nga dhuna e ushtruar nga deputetët dhe protestuesit, u dëmtuan dhe po marrin mjekim në spitalin e Traumës, 3 punonjëse të Policisë Bashkiake.
Në vijim të veprimeve të dhunshme të kryera nga deputetët e subjektit politik Partia Demokratike, referuar pamjeve filmike rezulton se deputeti Gent Strazimiri gjatë kohës që ishte në protestë krahas veprimeve të dhunshme ndaj policisë, i dallohej në brez një armë zjarri (pistoletë). Zoti Strazimiri ka qenë i pajisur me armë zjarri në 26.03.2009, kur ka qenë zv/ministër i Brendshëm. Por në zbatim të Ligjit nr. 74/2014 “Për armët”, duke filluar nga 26.02.2016, lejet dhe aktet e tjera administrative që japin të drejtën mbi armët, humbasin fuqinë juridike. Deputeti Strazimiri, nuk ka kryer asnjë veprim për dorëzimin e armës, megjithëse është njoftuar edhe me një shkresë nga Komisariati nr. 3, Tiranë.
Konktretisht:
– për deputetin Gent Strazimiri për veprat penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,parashikuar nga nenet 262, 150, 235, 274 dhe 278 të Kodit Penal.
– për deputetin Flamur Noka për veprat penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga nenet 262, 150, 235, 274 dhe 237 të Kodit Penal.
– për deputetët Edi Paloka, Ridvan Bode, Asllan Dogjani, Gert Bogdani, Albana Vokshi, Genc Pollo, Arben Ristani, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga nenet 262, 150, 235 dhe 274 të Kodit penal.

Jam I bindur qe ky kallzim do perfundoi ne hale ,ashtusi shumë e shumë kallzime te tjera. Kallzimet qendrojne vetem per popullin e thjeshte. U tunden malet per kallzimet e Tom Doshit me shoke. Cili eshte brenda ? Fshatari i varfer qe e manipuluan…. Ku jane shpifesit e mashtruesit ? Ne parlament, ne makina lluksoze…. Cfare u be? Nje vrime ne uje? Cdo te behet me kete kallzim ? Nje vrime ne uje. Policia do thote e beme detyren tone,prokuroria do thote nuk kishim prova ,apo i kaloi afati…… Ketu mbyllet ceshtja.
Nuk ka gjë për këta gazeta Dita se pse janë të dekriminalizuarët e Sali sallës msllkimit.Ashtu si partia ashtu edhe liderët Sali bashët dhe këta deputetë lepuj kanë marrë urdhër për tu bërësit rrugaçë,,,!Më habit ai prokurori Llalla se deklaroj se po fillon me politikanët,,,!
Nuk ka gjë për këta gazeta Dita se pse janë të dekriminalizuarët e Sali salltëk mallkimit.Ashtu si partia ashtu edhe liderët Sali bashët dhe këta deputetë lepuj kanë marrë urdhër për tu bërë rrugaçë,,,!Më habit ai prokurori Llalla se deklaroj se po fillon me politikanët,,,!
Ku është kom.im,,,,?
E keni kot! Mos u gezoni para kohe! Jane mashtrime te rradhes! E sigurte eshte se nuk do u hyje asnje gjemb ne kembe!