Policia Kufitare kap 60 mijë euro kontrabandë dhe armë, 2 në pranga

anazapta

Oficerët doganorë të Kosovës në dy raste të ndara, kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e 60 mijë eurove dhe në rastin e dytë armë dhe fishekë. “Në rastin e parë, një automjet i drejtuar nga një i ri nga Shqipëria, është përzgjedhur për kontroll, ku drejtuesi i automjetit nuk ka deklaruar asgjë, mirëpo pas një kontrolli të detajuar të automjetit dhe pasagjerëve, oficerët doganorë kanë zbuluar 60 mijë euro të padeklaruara”, njofton nëpërmjet një komunikate shtypi, dogana e Kosovës. Sipas njoftimit, mjetet monetare kishin qenë të mbështjella me një mbështjellës tekstili dhe të vendosura mbrapa ulëses së shoferit. Oficerët doganorë kanë konfiskuar shumën prej 25%, kurse edhe pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar në konsultim me Prokurorin kompetent, për të vazhduar ai më tej me procedurën, thuhet në komunikatë. Ndërsa, në rastin e dytë, një tjetër person i është nënshtruar kontrollit doganor nga oficerët doganorë, ku në makinën e drejtuar nga ai janë gjetur një pushkë gjuetie dhe një sasi e fishekëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *