Policia Kufitare e Vlorës në bashkëpunim me forcat “Delta” ka njoftuar se ka ndërhyrë në kohë rekord për t’i dhënë ndihmë dhe transportuar në spital turistin italian, që kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Falë kësaj ndërhyrjeje, turisti që ndodhej në një anije në afërsi të Karaburunit, është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Policia Kufitare e Vlorës dhe forcat “Delta” i vijnë në ndihmë në zonën e Karaburunit një turisti italian i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore .Falë transportimit të shpejtë për në spital, me mjetin lundrues të forcave “Delta”, turisti italian është jashtë rrezikut për jetën.
Mesditën e sotme salla operative e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, është njoftuar me telefon nga kapiteni i një anijeje turistike që ndodhej në zonën e Karaburunit në Shënvasil, se kishte nevojë për ndihmë mjekësore për një turist italian që ndodhej në anije, i cili duhej transportuar për në spital në një kohë sa më të shpejtë.
Menjëherë në ndihmë të turistit ka shkuar në kohë mjeti lundrues i forcave “Delta” që ishte me shërbim në atë zonë dhe ka transportuar shtetasin E.U, 59 vjeç për në Porti e më pas me autoambulancën e spitalit të Vlorës. Turisti Italian E. U., pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Vlorës, kaloi rrezikun për jetën dhe në këto momente ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Shtetasi E.U., falënderon Policinë Kufitare, forcat “Delta” dhe ekipin mjekësor që i erdhën në ndihmë.
e.ll./dita
