Policia maqedonase arreston kryebashkiakun e Pustecit

Saimir Lleshi

Kryetari i Bashkisë minoritare të Pustecit në Pogradec, Edmond Themelko ka përfunduar në prangat e policisë.

Çuditërisht, atë e arreston policia e Maqedonisë ndërsa akuzohet për manipulim zgjedhor.

Prokuroria Speciale në Shkup ka ngritur padi kundër ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-ministrit për Transport dhe Lidhje, Mile Janakievski, për “organizim kriminal” për vjedhje zgjedhore.

Prokuroria maqedonase ka nisur një operacion të gjerë të koduar “Titanik”, ku po hetohen ish-zyrtarë të lartë për manipulimin e zgjedhjeve. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *