Policia marokene arreston 52 islamikë të dyshuar për terrorizëm

Dita

Policia marokene arrestoi sot 52 persona me dyshimin për lidhje me milicinë ekstremiste të Shtetit Islamik (ISIS), njoftoi sot Ministria e Brendshme e vendit afrikan.

”Të 52 personat u arrestuan pas një operacioni gjigant të filluar më 19 korrik, ku u ndaluan gjithsej 143 persona”, tha policia në komunikatën e rastit.

”Dyshohet se të arrestuarit kërkonin ngritjen e një celule të ISIS-it në Marok”, sipas ministrisë së sipërcituar.

Qindra ekstremistë në Marok, Tunizi dhe Algjeri dyshohet se i janë bashkuar ISIS-it në Siri, Irak dhe Libi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *