Policia: Masat tona për Pelegrinazhin në Malin e Tomorrit

redaktor

Policia e Beratit njoftoi marrjen e masave për zhvillimin sa më normal të Pelegrinazhit në Malin e Tomorrit, në datat 20-25 gusht.

Shërbimi i policisë do të jetë më i përqëndruar në akset rugore Berat-Poliçan-Pronovik-Novaj-Teqe, Poliçan-Çorovodë, Çorovodë-Gjerbës-Teqe e Kulmakut, e pika të tjera që do të vendosen, si dhe në territorin ku zhvullohet aktiviteti i pelegrinazhit.

Komisariatet e Policisë në Berat, Kuçovë dhe Skrapar do të rrisin praninë e shërbimeve të Policisë Rrugore në akset kryesore.

Qëllimi është përballimi i fluksit të automjeteve, orientimi dhe marrja e masave ndaj përdoruesve të rrugës që qarkullojnë në gjendje të dehur apo shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve automobilistike gjatë periudhës së Pelegrinazhit për në Malin e Tomorrit.

Janë marrë masa edhe për bllokimin e mjeteve të tonazhit të lartë që transportojnë pllaka guri nga mali në qytet, me qëllim lënien e lirë të rrugës për lëvizjen e lirë të automjeteve.

Gjithashtu, janë marrë të gjitha masat për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve dhe dislokimit të forcave.

Share This Article
4 Comments
  • ….Shume po heq kjo turme-milet, keto jashteqitje turko-mongole, duke u sorollatur neper qenefet e baba-dovletit, per “gjetur” identitetin e humbur !!!!…….

    • I nderuar z.Kol
      Shprehjet e tuaja jan pa edukate dhe pa respekt .Ti se pari nuk respekton vehten dhe per pasoje nuk ke si respekton te tjeret,ti nuk di se cfar eshte jeta dhe mbase je antare i asaj shoqerie qe ka shkruar ne muret rreth spitalit qe jeta osh qef..kthehu ne normalitet dhe mendimet ti masesh dhjete here dhe ti presesh nje here

  • O Kol…….dhe per ca si puna jote qe jeta u fillon ne guzhine e u mbaron ne WC!!

    Historia e Tomorit(DODONA).Abaz Aliu, nga Arabia, së bashku me vëllanë e tij të vogël, u vendosën në Berat, duke u bërë mbrojtës të nahijes. I vëllai mbronte qytetin e Beratit, ndërsa Abaz Aliu u vendos në Tomor, për të mbrojtur gjithë fiset dhe krahinat e Tomorit. Ditën e 25 gushtit shpirti i tij vjen nga Olimpi dhe kthehet përsëri për të çliruar viset e Beratit nga gjithë të këqijat. Populli ka respekt e nderim hyjnor për dy vëllezërit, sepse betohet “për Baba Tomor”, “për Abaz Ali”. Legjendat e gojëdhenat popullore hedhin dritë mbi frikën, mbi forcën magjike të barnave që përdoreshin për shërimin e sëmundjeve, por shprehin njëkohësisht respekt dhe nderim për Baba Tomorë e për Abaz Alinë. Shenjtërimi i Tomorit nuk është rastësi, por është rrjedhojë e bukurive të rralla dhe e madhështisë së tij. Mbi këto bukuri të veçanta të tij u krijuan misteret, miti, legjenda, gojëdhëna. Këtë e vënë re hulumtuesit e ndryshëm.
    Etnologia angleze Margaret Hasluck, që u ngjit në majë të tij më 1930-ën, konstatoi midis të tjerave se pelegrinët besonin në një fuqi të mbinatyrshme me seli në atë majë e se betimi për Baba Tomorin ishte më i fortë se në besimet e tjera. Sot në Tomor praktikohet kulti bektashi, por midis këtij të fundit dhe atij të parit, kultit pagan, qëndron kulti i fesë që ndan këto dy periudha fetare, pra kulti i krishterë. Këtë nuk e dëshmon vetëm tradita gojore për ekzistencën e kishës së Shën Mërisë në mal të Tomorit dhe për peligrinazhin e besimtarëve ortodoksë nga data 15-25 gusht, ditën e Shën Mërisë së gushtit. Po sipas M. Hasluck, bektashinjtë e pranojnë se kanë zëvendësuar një kult shumë më të vjetër. Për t’i dhënë prestigj shkencor e thellësi historike këtij miti, ata iu referuan trashëgimit antik. Toponimin “Tomaros” ose “Tamari” a “Tmari”, që del tek Straboni dhe tek Plini Secundi (Talar) si mal pranë Dodonës, pra si mal i shenjtë, ata e lidhën pa asnjë mëdyshje me Tomorin e Shqipërisë. Kështu, kulti i Tomorit u shndërrua në kultin e malit, ku ka selinë perëndia e lashtë e shqiptarëve. “Shqiptarët e moçëm, – shkruan poeti kombëtar Naim Frashëri, – besoninë hyjninë, dhe në malt të Tomorrit ish falëtore e ti, që thuhej Dodonë”.
    Zbulimi i Dodonës pellazge, si edhe i faltores së saj rrëzë malit Tomor do sillte edhe rënien antishqiptare që kërkonte të fuste frymën e përçarjes mes shqiptarëve. Faltorja e Dodonës, sipas antikitetit, ndodhet në rrëzë të malit Tomor dhe nuk ka lidhje me fetë aktuale në Shqipëri, por lidhet drejtë përsëdrejti me fenë pellazge shqipfolëse, ose fenë e gjuhës së perëndive e vërtetuar edhe me mbishkrime shqipe që 2500 vjet para Krishtit.
    Homeri dhe shpjeguesit e tij të mëvonshëm thonë se Dodona vjenë nga kohët që nuk mbahen mend. Por Homeri “mbanë mëndë shumë mirë” qytetërimin e Knosos 2000, para Krishtit, gjë që do të thotë se Dodona vjenë nga mijëvjeçari i tretë Para Krishtit.
    Historiani grek, Straboni, thotë se, “në kohët më të lashta e gjith zona përreth Tomorit ishte shumë banuar. Kurse sot, aty popullsia është rralluar, por megjithatë duken disa ndërtesa të rrënuara. Faltorja e Dodonit e cila gjendet “stis propodhes tu vunu Tomar” (gjendet në rrezët e malit Tomorr)… Në veprat e tij Herodoti, shekulli II, era jonë, e vizitoi Dodonën, qendrën e pellazgëve. Eduard Lear i ardhur në Berat, 155 vjet më parë, kur pa malin e Tomorit u shpreh se, “Tomori është mal mbretëror, ky mal është si një sokrat madhështor”. Ky olimp i shqiptarëve, i cili përmendet në “Iliadë” nga Homeri tetë shekuj Para Krishtit, me emrin Tomaros, i tillë ngelet dhe sot.

  • Z.Darius
    Pergezime per artikullin Mjaft i bukur dhe me sherbeu qe te perkthej pjese te tij ne anglisht per te ja derguar disa miqeve te mij ne ceki.Ato kan qene disa here ne berat dhe me vjen shume keq qe nuk e kam patur kete info me pare
    Pershendetje
    Biku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *