Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit veror për turistët vendas e të huaj që kanë vendosur të kalojnë pushimet në territorin shqiptar. S
iç lexohet në planin e masave të hartuar nga Policia e Shtetit, në gatishmëri do të jenë 31 komisariate dhe disa posta policore në gatishmëri të plotë për sezonin turistik. Këtë vit ashtu si edhe vitin e shkuar do të ketë punonjës policie me uniformë verore, biçikleta policie verore, si dhe moto mjete ujore.
Në kuadër të masave janë hapur dhe katër pika të tjera policore për të shtrirë influencën e policisë në çdo skaj përgjatë sezonit turistik. Katër postat policore janë hapur në Theth, Gjiri i Lalzit, Valbonë dhe Ksamil.
Pritshmëritë e sezonit turistik janë të larta, pasi dhe eksperienca është e mirë në këtë drejtim. Gjatë vitit 2015 në vendin tonë janë regjistrua 4.8 milion pushues vendas e të huaj, ose 25% më shumë se gjatë vitit 2014.
Ashtu si dhe vitin e kaluar sërish do të patrullohet me policë me biçikleta të tipit “Baywatch”.
