Policia merr në mbrojtje edhe KZAZ-të në qarkun e Korçës

Elena Tase

Policia e Korçës ka marrë në mbrojtje ambientet ku po punojnë 7 Komisionet e organizimit të zgjedhjeve për bashkitë e Qarkut të Korçës.

Por për dy bashkitë e djathta të Pogradecit dhe Devollit policia nisi ruajtjen e zyrave ku janë vendosur materialet zgjedhore një ditë pasi kryetarët e bashkive kërkuan nga KQZ lirimin e tyre.

Policia është pozicionuar për të siguruar mbarëvajtjen e punës së komisionit të organizimit të zgjedhjeve, në bashkitë Pogradec dhe Devoll. Në lëvizje e tillë erdhi menjëherë pas shkresës që kryebashkiakët i dërguan Komisionit Qëndror të  Zgjedhjeve.

Ndërkohë situata nëpër të gjitha zyrat vazhdon të jetë normale dhe pa incidente.

e.t./dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *