Policia ka marrë në mbrojtje kandidatin për Bashkinë e Pogradecit Eduard kapri dhe familjen e tij, pas kërcënimit të bërë nëpërmjet telefonit një ditë më parë, ku i kërkohej të tërhiqej nga gara për kreun e kësaj bashkie. Ndryshe sipas kërcënuesve do t’i zhdukin një nga pjesëtaret e familjes. Në kushte të tilla policia lokale ka shtuar masat mbrojtëse ndaj kandidatit të PD-së si dhe familjes së tij.
Nga ana tjetër prokuroria e Pogradecit ka nisur hetimet pa autor pas kallëzimit të bërë nga Eduart Kapri për veprën penale, “pengim i subjekteve zgjedhore” dhe “përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Burime të siguruara nga “Vizion Plus” pranë prokurorisë së Pogradecit thanë se janë kërkuar pranë kompanisë telefonike më shumë detaje për numrin telefonik nga është nisur mesazhi kërcënues ndaj kandidatit Eduart Kapri.
Gjithashtu policia lokale ka bërë me dije se nga dita e djeshme, numri telefonik me të cilin persona akoma të paidentifikuar nga uniformat blu kanë kërcënuar 45-vjeçarin Eduart Kapri, është i padisponueshem. Nga ana tjetër kandidati Eduart Kapri ka bërë me dije se nuk i shkon në mendje të tërhiqet nga gara pas kërcënimit që ka marrë.

edhe basha ka mundur ta dergoj,loj e pist e lucit
po keta gjymtyrymet qe i rrine pas atij qe dhuroi detin…. ore bejne vete apo jane idiote se nuk besoj se jane tradhetare si kryetari. Beni mutin asaj partie sa kohe eshte privatizuar nga tradhetaret e kombit, keni njecik dinjtet apo jo? Se hajde po e quajme ‘politike’ njehere te shash Tosin, njehere ti lepihesh atij, njehere te protestosh kunder LSI dhe njehere ti rrish tek sqetulla etj paradokse te turpshme te politikes shqiptare por … dhurimi i detit ha buke me vete.
Jane sajesa te PD te gjitha jam shume i sigurt per kete askush nuk i kercenon per asnje aresye sepse nuk ke pse i kercenon ata e dine humbjen Shume shpejt do ta provoni se i kane bere vete.
Kercenimi ka ardhur nga SHQUP-i, po arrin ora e ckonk out-tit te rradhes, kerkojne justifikime banale per t’u terhequr nga zgjedhjet.
cjane keto gomarlleqe qe vetem gomari i kupton.
po pse nuk kontrollon policia tabulatet.
vijne nga shqupi .kaq nuk e kuptoni se ka ngelur liqeni tani te shese lulushi .
Po edhe nje budalla e merr vesh se kush e ka bo kercenimin,nuk ka pse e ben Ps,se me ke do kandidoj,me vetveten. Fantazit e Sales per te blloku zgjedhjet. Ai enderron gjith noten,se cfar do sajoj te nesermen.
Pamvaresisht kujt partie i peket per te drejtuar qytetin ,Edi Kapri eshte djale shume i mire dhe me kerkesa per JETEN…