Një ditë pasi kryetarët e bashkive që drejtohen nga opozita kërkuan nga KQZ lirimin e ambienteve ku janë vendosur Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, Policia e Shtetit ka filluar ruajtjen dhe monitorimin e këtyre ambienteve.
Një mjet i komisariatit të Policisë Mat është vendosur pranë pallatit të Sportit “Ferit Hysa”.
Disa efektivë të policisë së rendit qëndrojnë aty që prej pasdites së premte duke mbrojtur zyrat ku janë vendosur materialet zgjedhore deri në këto momente.
Kryebashkiaku i Burrelit, që përfaqëson PD-në, Nezir Rizvani i dërgoi dje letër KQZ, ku i kërkonte lirimin e ambienteve dhe heqjen e e afishimeve të emrave të votuesve.
Ndërkohë një përplasje ka ndodhur dje në KZAZ-në e Luzit të Vogël, ku disa militantë të PS kanë shkuar për të futur materialet zgjedhore. Ky proces nuk është lejuar nga eksponentët e djathtë.
Shefi i policisë Kavajë tha se dy punonjës të Bashkisë Kavajë dhe roja i shkollës në Luz janë proceduar, por janë liruar brenda pak orësh.
j.l./ dita
