Policia merr në mbrojtje Xhisiela Malokun

Leda Hysa

Pasi denoncoi djalin e deputetit të PS-së në Krujë, Rrahman Rraja, Xhisiela Maloku është marrë në mbrojtje nga policia.

Djali i deputetit, Rexhep Rraja u arrestua ditën  e diel me akuzën e dhunimit dhe përndjekjes së të resë.

Lajmin për marrjen në mbrojtje e ka konfirmuar vetë 25-vjeçarja.

Kjo e fundit ka deklaruar për ReportTV se nuk ka nevojë për mbrojtje.

“Jam marrë në mbrojtje pa kërkesën time. Nuk kam nevojë për mbrojtje.”, ka thënë Xhisiela Maloku.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *