Ministria e Brendshme në Maqedoni ka ndërmarrë një aksion në Lagjen e Trimave në qytetin e Kumanovës për të arrestuar bashkëpunëtorë të tjerë lidhur me grupin e armatosur që u vra pranverën e këtij viti.
Ende nuk ka shumë të dhëna për aksionin, por siç raportojnë mediat lokale atje, detajet do të bëhen gjatë ditës atje. Nga aksioni janë arrestuar disa persona, pa saktësuar numrin e tyre.
Në aksionin e majit të këtij viti në Lagjen e Tirmave në Kumanovë, humbën jetën tetë policë, ndërsa tridhjetë të tjerë ishin lënduar. Gjithashtu u vranë dhjetë anëtarë të grupit të armatosur, ndërsa 30 u dorëzuan dhe kundër tyre është ngritur procedurë gjyqësore. /Dita/

Maqedonasit Qeverisin bashke me Partite Shqiptare qe kane tradhetuar popullsine shqiptare e cila eshte 35% e popullsise ne kete shtet.