Policia ndalon Bertin e “Agimit të Artë”: Kam bërë testin e ADN, jam grek

redaktor

Ndalohet në pikën kufitare të Qafë Botës një nga eksponentët e ‘Agimit të Artë’, që lëshuan thirrje antishqiptare në Himarë, gjatë ceremonisë përkujtimore në 3-vjetorin e vdekjes së Aristotel Gumës.

Mësohet se Robert Haidi është shoqëruar në policinë e Sarandës, pasi rezulton të ketë qenë i pranishëm gjatë momentit kur në varrin e Aristotel Gumës u lexua deklarata e “Agimit të Artë” që u zotua të “çlirojë” Himarën.

Berti i “Agimit të Artë” nga Lukova ka ngjallur çudi në mediat greke, për faktin se është një jogrek dhe aderon në një parti ekstremiste, që lufton me forcë kundër të huajve. Gazeta greke “Ethnos” e intervistoi pak kohë më parë Robertin. Roberto Haidi veshur me një  T-shirt të zi, të firmuar “Roberto Haidi fashion” dhe një kryq të artë, të madh në gjoks, ka treguar për gazetën çfarë e lidh me “Agimin e Artë”, si jeton dhe përse ende nuk ka kombësinë greke. Ai ka deklaruar se ka bërë testin e ADN-së dhe është provuar se është një grek i vërtetë.

DEKLARATA E AGIMIT TE ARTE NE HIMARE
Në 3-vjetorin e vdekjes së Aristotel Gumës, në varrin e tij përfaqësuesi i “Agimit të Artë” përshëndeti në emër të kryetarit të partisë neonaziste greke, Nikos Mihaloliakos dhe deputetit Kristos Papas, që qeveria shqiptare e ka shpallur “person non grata”, por që siç tha ai, me shpirt ndodhet në Himarë.

Sipas përfaqësuesit të neonazistëve grekë, Aristoteli u sakrifikua për idealin e lirisë dhe gjuhës. Sakrifica tragjike tregoi se ai me të drejtë ai quhet grek kurse vrasësit e tij, quhen “tiranë”.

Ai vazhdoi duke thënë se “Është e shkruar që gratë e Himarës të lindin heronj dhe që kjo tokë të pranojë në gjirin e vet trima. Si njerëz na vjen shume keq për humbjen e një djali të ri, ndërsa si grekë mbajmë thellë në zemër kujtimin e tij. Keqbërësit që i morën jetën, nuk do munden të dëmtojnë emrin e tij që do mbetet i pavdekshëm. Ai humbi jetën e tij për të fituar lavdinë e përjetshme”.

Në përfundim përfaqësuesi i partisë së ekstremit të djathtë grek deklaroi: “Agimi i artë nuk erdhi në Himarë për të mbajtur zi, por përulet para varrit të këtij trimi dhe betohet se do të vazhdojë luftën deri në ditën e çlirimit. Rroftë kombi!”

Share This Article
6 Comments
  • Ik ore bajge! Po mire me beri cudi nje gje. Bere testin e ADN dhe doli qe je grek? Po me ke e krahasove more idjot? Me mamane me babane? Me presidentin grek? Jane te gjithe shqiptare ore idjot. Po te beje Adn mikokondrike do dilte qe je shqiptar po ti me mire qe sje se ti je nje gjak prishur.

  • Ketij gjakprishurit i njoh nje fisin e tij ne durres,shume shqiptare,i cili me tregon se ky mut muti ne 90 na u be me grek se greku,dhe me deshire u be dhe spiun i tyre.

  • ne hale te vene ka vajtur tek ata qe i pershtaten po mire ben kur nuk ka qeveri keta jashteqitje nuk ke se cido le te thyejne qafen nje hale me pak

  • Ftojme te gjithe budallenjte te bejne testin e ADN-se dhe ta krahasojne me ate te gomaridhis 😀 😀

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *