Përfundon me vrasjen e tre terroristëve tmerri në të cilën u përfshi Franca gjatë këtyre ditëve.
Të shtëna dhe shpërthime u dëgjuan në zonën ku po mbaheshin të rrethuar dy vëllezërit që akuzohen si autorë të masakrës së “Charlie Hebdo”. Njëkohësisht policia nisi aksionin edhe për terroristin e tretë që po mbante peng disa persona të tjerë në supermarketin në lindje të Parisit.
Mësohet se policia ka mundur të lirojë pengun e dy vëllezërve, i cili është në gjendje të mirë. Po kështu nga supermarketi janë parë të lirohen disa nga pengjet që po mbaheshin nga personi i tretë i sulmit të “Charlie Hedbo”. Gjithsesi raportohen edhe për 4 pengje të vrara. Tre prej tyre ishin vrarë para se të ndërhynte policia, ndërsa njëri gjatë përpasjes mes pengmarrësve dhe policisë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit janë plagosur edhe 2 punonjës policie.
Vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi, po qëndronin të mbyllur në një ndërmarrje te ‘Dammartin en Gowle’, 35 km larg Parisit, duke mbajtur peng një person.
Rrethimi i tyre erdhi gati 48 orë nga sulmi i së mërkurës, ku 12 punonjës të “Charlie Hebdo”, përfshirë dhe kryeredaktorin, u qëlluan për vdekje.
https://www.youtube.com/watch?v=VYlQJbsVs48












polici e pa afte bene gjene me te lehte duke i vrare po te ishte policia amerikane do ti kishin kapur te gjalle
Per ata teroriste qe ju hapin pune te madhe mistereve te organizimit te terorizimt me deshmite e tyre se per ke punojne….. ata te gjith vriten?????????
Terroristet i kane dhene deshmite e tyre ne kontakt televiziv me kanalin francez BFMTV. Dy vellezerit jane marre ne telfon nga gazetare te ketij kanali dhe kane treguar per ke punojne, kush eshte qellimi i tyre dhe per gjera te tjera qe per momentin jane pjese e hetimit. Kanali dha ne transmetim vetem pjesen ku nje nga dy vellezerit pohon se punon dhe financohet nga Al-Kaeda e Jemenit dhe se nuk ka vrare civile, as gra dhe as femije, por thjesht shenjestra.
Ndersa pengamarresi tjeterne dyqanin cifut i cili vrau tre pengje sapo hyri ne dyqan, ka hyre ne kontakt vete me gazetaret e stacionit BFMTV, duke deklaruar te njejtin mesazh, per ke po kryheshin aktet dhe nga kush ishin financuar dhe si ishin ne sinkron veprimet me palen tjeter. Por stacioni eshte rezervuar ta tansmetoje te plote, cka eshte normale pasi incizimi eshte ne duart e autoriteteve shteterore.
Bernard Maris .
Ekonomist , dhe Konsilier i Bankes Francese ,
eshte Viktim e Vrasjeve ne Charlie Hedbo ,
Nje Ekonomist no – global ,
Keynesian i Bindur , dhe shume kritik me Austeritan e Europes ,
dhe kishte Propozuar cancelimin e nje pjese te Borxhit .
Informacioni marre nga Gazeta :
IL FattoQuotidiano .it / mondo
Janë vrarë më shumë pengje se pengmarrës? Operacion i pasuksesshëm? Të pafajshmit e vrarë nuk duhet të jenë kurrë në numër më të madh se keqbërësit e vrarët !? Tung!
SAMUEL P. HUNGTINTON:
” THE CLASH OF CIVILIZATION AND THE REMAKING OF WORLD ORDER”
BARBARET NE PARIS
Aksion shume i “suksesshem” i policise franceze dhe presidenti i tyre, mburret me profesionalizmin e policise.
Nje dyndje e madhe pritet nga bota arabe, ti mesyje Europes dhe sidomos Frances, qe eshte gjuhe qe perdorin shume vende arabe dhe sipas mendimit tim e gjithe kjo, eshte nje nje loje shume me e madhe se sa truri i francezeve te mberthyer nga kriza ekonomike per tu kuptuar.
Mos valle forcat qe dirigjojne Francen, kerkojne te ngrejne frymen e mostolerances, karshi faktorit arab, qe po pushton Europen?.
Ka shumë gjasa të jetë dhe ashtu siç thoni ju Horr Merkel? Nderime por jo tamam sepse nuk po e mban fjalën? E kini dredhur 5 herë!? Tung!
Ata kane te drejte te mos pranojne popuj primitive ne territorin e tyre.Europianet e kane ngritur mireqenien, civilizimin e tyre pa ndihmen e arabeve dhe te muhametit.Boll me.
DELETED