Policia Rrugore ka zhvilluar një aksion në rrugët e Tiranës në orët e vona të natës së mbrëmshme.
Nën kontroll kanë qenë të gjithë drejtuesit e mjeteve, të cilët janë testuar për nivelin e alkoolit.
Aksioni është përqëndruar në qendër të Tiranës pranë “Plaza hotel” dhe te nënkalimi i Unazës së Re.
“Me Policine Rrugore te Tiranes. Me Drager per te parandaluar, evidentuar dhe ndeshkuar ata drejtues mjetesh qe drejtojne mjetin nen efektin e alkoolit apo ne gjendje te dehur”, shkruan policia në një postim në facebook.
Ndiqni videot e mëposhtme për të kuptuar më shumë nga aksioni.
