E dënoj veprimin e kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi, nqs e ka bërë veprimin e dhunshëm ndaj trajnerit të ekipit të futbollit të Tiranes Nevil Dedes, por dënoj edhe “zellin” e madh të policisë për të arrestuar një njeri publik dhe kryetar bashkie. Një polici profesionniste dhe ne shërbim te ligjit, qytetarëve dhe rendit publik, mbasi merr një denoncim, mund të marrë fare qetësisht dëshminë e të kallzuarit deh atë të dëshmitarëve dhe pastaj ta hetonte ne gjendje te lirë, sepse bëhet fjalë për një kryetar bashkie, që nuk ka nga “të arratiset” për një incident kaq banal. Them banal sepse veprime të dhunshme bëhen çdo ditë në Shqipëri, ndoshta me qindra dhe sikur policia ti arrestonte gjithë këta qytetarë kështu tak-fak, do ishte ç’do ishte. Ndaj bie erë kjo punë që kanë bërë. Aq më tepër që në stadiume kemi parë deputetë që qëllojnë me kobure e të tjerë që hyjnë dhunshëm në fushë. Veprime selective si ai që kanë bërë në Kavajë tregojnë se kjo polici është bërë një polici politike, një vegël në duart e parties-shtet dhe vepron kështu për të mbjellë frikë e pasiguri te qytetarët. Por asnjëherë nuk mund ta mbash pushtetin me dhunë. Berisha me sa duket nuk e mësoi dot kurrë këtë mësim. Nuk mund ta kontrollosh dot zemërimin e një populli kur ky popull nuk të do më o Sali. Si gjithmonë do ta kuptosh shumë vonë.
Opinion i nënshkruar: Bujar Cani