Përgjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore në kontrollet rutinë në akset e vendit ka vënë nën pranga 11 drejtues automjetesh për shkak të qarkullimit në gjendje të dehur ose pa patentë.
Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor janë pezulluar 39 leje drejtimi të automjeteve si dhe janë administruar 1734 gjoba, kryesisht për tejkalim të normave të lejuara të shpejtësisë.
Policia Rrugore njofton se vijon patrullime të shpeshta në akset me më shumë trafik në vend, veçanërisht në zonën bregdetare.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Mos shpejtoni e mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos kryeni parakalime të gabuara dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, tregoni kujdes të shtuar pasi ka prezencë të lagështirës në rrugë, në zona të caktuara edhe reshje të dendura shiu, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini të sigurt në destinacion.
Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit, nga shërbimet e Policisë janë konstatuar me radar shpejtësi që varonin deri në 170 km/h, si dhe drejtues mjetesh që drejtonin mjetet në gjendje të dehur dhe nën ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, nga kontrollet intensive janë konstatuar dhe arrestuar disa shtetas, kryesisht të rinj, që drejtonin mjetet pa leje drejtimi.
Janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë pezulluar gjithsej 39 leje drejtimi, nga të cilat 30 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të qytetarëve te Komisariati Dixhital apo në numrin 112, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1734 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor. e.r/dita

Trafiku ne tirane cdo dite qe kalon po behet nje ferr i vertete. Rruget kryesore, ajo e Kavajes, Durresit, unaza e shume rruge te tjera pothuajse bllokohen plotesisht nga parkimet, jo vetem ne korsine e bicikletave por edhe ne nje apo dy korsite e tjera. Nuk e kuptoj perse policia nuk ve ne veprim mjetet e transporti te veturve per pastrimin e rrugeve nga te fortet e vendit. I vetmi veprim qe e zgjidh kete problem eshte karrotreci dhe gjoba e majme e deri ne konfiskim te mjetit ne raste perseritje. Lali dhjeri te mos beje sehir por te pastroje trafikun nga hajdutet e kriminelet.