Një lajm i hidhur për policinë shqiptare. Këtë të martë është ndarë nga jeta ish-komisari Elvis Kalamishi. Mësohet se ish-komisari ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë, pas një lufte të gjatë operacionesh.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim. Në mesazhin e ngushëllimit, kjo shoqatë e cilëson ish-komisarin Kalamishi si një koleg të përkushtuar dhe njeri dinjitoz.
Njoftimi
“Me hidhërim mësuam largimin prej nesh të kolegut tonë të nderuar, komisar Elvis Kalimishi. Një koleg i përkushtuar dhe njeri dinjitoz humbi betejën me vdekjen pas një lufte të gjatë operacionesh. Shprehim ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve dhe kolegëve të Organizatës së Policisë. I përjetshëm qoftë kujtimi i Komisar Elvis Kalamishi”, shkruhet në mesazhin e ngushëllimit.
b.b/dita

Ngushellime familjas dhe shokeve !
Shkrim teper , teper i thate , per nje njeri qe paska qene i perkushtuar ne kryerjen e detyrave te policise se shtetit , per te cilin shoqata dhe ish koleget , nuk gjeten asgje me teper ! Simbas ketij shkrimi , i ndjeri paska qene nje njeri tejet i rendomte e duhet te ndjejme keqardhje se humb jeten nje qytetar shqiptar . Ngushellime te sinqerta familjes , per humbjen e njeriut te tyre te dashur !.