Policia ngre pika të shumta kontrolli në çdo hyrje e dalje në Berat, çfarë po ndodh

time

Kontrollet e policisë, jo vetëm për thyerjen e karantinës por edhe për kapjen e personave në kërkim dhe paramdalimin e ngjarjeve kriminale në Berat.

Rritja e numrit të aksidenteve në vend dhe respektimi i orarit të karantinës ka bërë që policia e Beratit të “blindojë” rrugët e qytetit duke ngritur postoblloqe të shumta policore, jo vetëm në hyrje e dalje të qytetit të Beratit por edhe në të katër bashkitë e tjera të qarkut.

Burime nga policia bëjnë me dije se këto masa janë ndërmarrë me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale,ngjarjeve kriminale, respektimin e masave anti-covid dhe kapjen e personave në kërkim.

Kontrollet e policisë nuk kanë vijuar vetëm pas orës 20:00 për shkelësit e karantinës por edhe gjatë ditës ku vetëm në 10-ditët e fundit janë kontrolluar rreth 570 automjete dhe janë vendosur 245 masa administrative për shkelësit e Kodit Rrugor, janë arrestuar 3 shtetas që janë konstatuar pa leje drejtimi dhe 1 shtetas në gjendje të dehur.

Sakaq, burime nga policia konfirmojnë se pikat e kontrrollit do të vijojnë të qëndrojnë të ngritura përgjatë gjithë muajit mars në qarkun e Beratit.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ilir Meta po pregatit kontigjente kriminale dhe i stervit ne Skrapar per ti hedhur me vone gjate zgjedhjeve ne sulm , neper qendrat e votimit!;Po perdor skenarin e Saliut ,te vitit ”96!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *