Policia nis procedim penal për Mziun, rrezikon 2 vite burg

DITA Online

 

Policia e Shtetit ka nisur procedim penal për kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu.

Mziu u filmua dje ndërsa deklaronte se do t’iu prishte shtëpitë simpatizantëve të PS-së dhe LSI-së, nëse nuk heqin nga shtëpitë e tyre, flamujt e partive që simpatizojnë.

Më pas Mziu tentoi të justifikohej duke thënë se deklarata e tij ishte keqkuptuar.

Mziu rrezikon deri 2 vjet burg

Neni 329

Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje

(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012)

Kanosja që i bëhet zgjedhësit për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet nga tre muaj gjer në dy vjet.

Kanosja apo përdorimi i dhunës që i bëhet komisionerit, vëzhguesit, numëruesit si dhe çdo zyrtari tjetër të ngarkuar me zgjedhjet për ta penguar në kryerjen e detyrës apo për shkak të veprimtarisë së tij në administrimin zgjedhor dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet.

Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *