Nuk e kemi parë më herët, por këto ditë janë të shumtë qytetarët që e kanë përjetuar këtë surprizë.
Të të ndalojë policia për kontroll kur je duke i dhënë makinës shpesh herë do të thotë telashe, por për shumë qytetarë këto ditë kanë përjetuar një eksperiencë tjetër.
Siç duket edhe nga kjo video që ka mbërritur në redaksi, policia këtë fundvit ka zgjedhur të kontrollojë drejtuesit e mjeteve duke iu dhënë në fund përvec këshillave edhe dhurata për festat.
Nga ata që janë bërë dëshmitarë, mësohet se dhuratat kanë qenë kryesisht lodra për fëmijët.
Në video shihet se ndërkohë që kontrollohen dokumentat dhe madje një punonjës policie nxjerr një fëmijë nga sedilja e parë dhe e ul në sediljen e pasme të mjetit (aty ku duhet të ulet sipas rregullores së qarkullimit), në fund shoferi nuk merr një gjobë për këtë shkelje, por … një dhuratë.
Kjo duket një gjetje interesante e policisë për të edukuar drejtuesit të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Kjo është hera e parë që ndodh që punonjësit e policise shpërndajnë dhurata, duke u bërë “të mirë” me qytetarët.
Por “dhuratat” e zakonshme për ata që shkelin rregullat nuk mungojnë. Kjo duket veç një kortezi për festa!

Mentalitet i ri, komplet ndryshe nga mentaliteti i malokut, (respekt per malsorin) qe kerkon te ndryshoje mendesine e perdhosur, te shqiptareve.
Kush eshte dakort , me policine, qe punon per shqiptaret, eshte nje shqiptar i mire qe e do vendin e vet.
Policicet po u japin shoferave te benzave qe kushtojne 6 mije € ndersa tek katedralja ne festen e krishtelindjeve fukarejt zgjateshin duart per te sigurua sadopak ndonje fitim… Lajm pa pike yndyre.
Bukur shume bukur-eshte shfaqur fytyra solide e kohes se rilindjes se policise se RE -i bije me force i godet shkelsit e ligjit me çekan demokratik , me ” dhurate”per tu dorzuar shoferi moralisht ndaj shkeljeve te qarkullimit rrugor,e pershendes insiativen e policise se shtetit .Mbaroje koha e koleres dhe e tradhtise se policise si ne kohen e kaluar te gr.çiftelise S.B .Suksese ju uroj pun te mbare Min-Brendeshme.drejtar nga S.Tahiri.suksese me korrektesi dhe buzqeshje te policise .Dhe hekurat ne duar kur kryhen krime kjo eshte demokracia.ideja ,horizonti qe synojme.