Nga ngjarja që ndodhi pasditen e së enjtes në rrugën Kongresi i Manastirit, policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin teknik të punimeve lidhur me hetimet për vdekjen e punëtorit 56-vjeçar që u rrëzua nga kati i dytë i një pallati në ndërtim.
Drejtuesi teknik me iniciale D.K., u vu në pranga, pasi dyshohet se nuk ka zbatuar kushtet e sigurisë teknike në punë, tha policia.
Blutë e kryeqytetit kanë nisur hetimet edhe për ngjarjen e dytë të ndodhur një ditë më parë në Kamzë, ku humbi jetën një punëtor 35-vjeçar, pasi u aksidentua nga një makineri që përdorej për prodhimin e tubave të ujit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
a.t / dita
