Policia ka ndërmarrë aksione antikanabis në zona të ndryshme të vendit. Aktualisht, Policia e Vlorës ka nisur një aksion antikanabis përgjatë fshatrave të lumit, ku 1080 rrënjë kanabis sativa u asgjësuan nga komisariati i policisë në bashkëpunim me sektorin e krimeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës. Sasia e drogës ishte e ndarë në 7 parcela në fshatrat e komunës Kotë e Lapardha.
Lënda narkotike ishtë mbjellë nga banorë të zonës kryesisht në toka te egra dhe te pabanuara, ndersa deri tani ka vetëm një të proceduar penalisht. Forcat e policisë vazhdojnë operacionin për të zbuluar parcela të tjera të mbjella me kanabis sativa dhe për ti asgjesuar ato.
Gjithashtu dhe Policia e Krujës ka ushtruar kontroll në territorin e bashkisë përkatësisht në fshatin Bret, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe asgjesuan 5 parcela të mbjella me bimë narkotike kanabis sativa.
Nga strukturat e policisë është bërë asgjesimi e djegia e plotë e këtyre bimëve, ku në total u asgjesuan 200 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Ndërkohë u kryen veprimet e para hetimore dhe po vijon puna për identifikimin e personave përgjegjës.
