Policia e Vlorës ka ndaluar një shtetas, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Njoftimii është marrë nga një 35-vjeçar banues në Vlorë, se gjatë një konflikti për motive të dobëta po kanosej me armë zjarri nga shtetasi G. B.
Policia ka bërë me dije se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B. 19 vjeç, banues në Vlorë.
Pas kontrollit të ushtruar, këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një dozë lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
j.l./ dita
