Policia patrullon me biçikleta në zonat turistike

redaktor

Sezoni turistik po i afrohet kulmit, dhe teksa rritet fluksi i lëvizjeve të pushuesve dhe mjeteve në zonat bregdetare, edhe policia ka shtuar patrullimet në këto zona.

Kjo është një patrullë policore me biçikleta, e cila monitoron zonën e plazhit në Durrës.

Biçikletat kanë shenjat dalluese me mbishkrimin “Policia e Shtetit”, numrin e telefonit 129 si dhe logon e policisë.

Për t’iu përshtatur mjetit të ri të qarkullimit, policët nuk janë me uniformën tradicionale, por bluzë të bardhë me mbishkrimin POLICIA dhe pantallona të shkurtra.

Në fazën e parë të projektit pilot, do të jenë rreth 100 biçikleta në terren, kryesisht në zonat bregdetare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *