Policia, plan masash për festën e Ditës së Verës

redaktor

Me rastin e Ditës së Verës, aktivitetet festive të së cilës nisin mbrëmjen e 13 marsit, Policia e Elbasanit ka planifikuar shërbime shtesë për ruajtjen dhe Sigurinë e Rendit Publik, deri në përfundim të festimeve.

Zëdhënësja e Policisë së Elbasanit, Valbona Begu, në një deklarate për mediat, bëri të ditur të martën se, “nga shërbimi i Hetimit të Krimit do të mbahen nën kontroll personat e dyshuari dhe personat me precedent kriminal, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim”.

Edhe Policia Rrugore, krahas masave të marra për mbarëvajtjen e trafikut, do të ketë dhe një sërë masash për shtimin e kontrollit ndaj përdoruesve të automjeteve mbas përdorimit të pijeve alkoolike, tejkalim të normave të shpejtësisë, parakalime të gabuara, përdorimin e kaskave mbrojtëse nga motoçiklistët, vendosja e rripit të sigurimit etj.

“Me qëllim sigurimin e Rendit dhe të Qetësisë Publike, përballimin e goditjen e veprimtarisë kriminale dhe qarkullimin normal të pjesëmarrësve që do të vijnë për të festuar Ditën e Verës, do të angazhohen 200 forca policore, dhe do të ndalohet qarkullimi në sheshet kryesore të qytetit, me qëllim shmangien e çdo lloj incidenti gjatë aktiviteteve që do të zhvillohen ”, thuhet në deklaratën e Policisë së Elbasanit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *