Disa aktivistë të Aleancës Kuqezi do të procedohen penalisht nga policia për “manifestime të paligjshme”. Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj aktivistëve të AK për manifestime të paligjshme tek rruga “Çamëria” në drejtim të bulevardit kryesor të Tiranës. Policia i referohet grumbullimit para kryeministrit, të cilin e cilëson pa lejen përkatëse.