Policia publikon videon e grabitjes së taksistit, 2 milionë lekë kush identifikon autorin

Herion Mesi

Dy milionë lekë të vjetra dëmshpërblim ka vendosur Policia e Tiranës për këdo qytetar që arrin të identifikojë autorin e një grabitjeje me armë në një taksi, ngjarje kjo e ndodhur në 9 nëntor të 2015-ës. Policia e ka bërë më të lehtë mundësinë për identifikimin e tij pasi ka publikuar videon e grabitjes së taksixhiut ku duket qartë edhe fytyra e autorit.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Tre Dëshmorët” në Tiranë, ku taksisti me inicialet H. H, ka bërë kallëzim penal se një person i ka kërkuar shërbimin taksi dhe para se të zbriste nga automjeti, nën kërcënimin e armës së zjarrit ka tentuar t’i vjedhë me dhunë lekët e xhiros ditore. Më pas agresori është larguar në drejtim të paditur. /H.M/ Dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *