Policia Rrugore e Tiranës, masa për mjetet e transportit publik, ndëshkohen 19 drejtues

Ornela

Pas shqetësimeve të ngritura për mjetet e transportit publik që ndalojnë në mes të autostradës jashtë stacioneve të përcaktuara, Policia Rrugore e Tiranës ka nisur ndëshkimin ndaj drejtuesve të autobusëve.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se kontrollet kanë nisur në rrugën interurbane Tiranë-Durrës dhe anasjelltas. Vetëm gjatë ditës së sotme, janë vendosur 19 gjoba ndaj drejtuesve të mjeteve të transportit publik.

Përveç gjobave të vendosura, Policia Rrugore bën apel edhe për pasagjerët që të qëndrojnë në vendet e përcaktuara dhe të miratuara, dhe jo në zonat ku nuk ka stacione.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ky eshte nje turp i madh!
    Me kete aksion tregojne se deri tani nuk kane bere detyren cdo dite lor kur u kujtohet shefi i tyre i pa afte.
    Zoterinj rrogtare te policise!
    Me pa aftesine tuaj i keni mesuar shoferet te shkelin rregullat.
    Eshte pa aftesi skandaloze qe neper kryqezime shohim police ne vend te semaforeve e kamerave.
    Ne asnje shtet europian nuk sheh police ne rruge si ketu.
    Dhe kete prani e bejne vetem drejtues te pa afte te policise qe kane mentalitet fshatari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *