Edhe këtë fundjavë policia rrugore ka shtruar kontrollet në rrugët e kryeqytetit, por vazhdon të shprehë si shqetësim drejtues mjetesh nën efektin e alkoolit dhe me shpejtësi të madhe.
Për këtë në faqen zyrtare të Policisë në Facebook, efektivët e rrugores japin dhe mesazhin:
“Edhe pse patrullat e Policisë Rrugore janë thuajse kudo në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit, përsëri konstatohen drejtues mjetesh të cilët edhe pse nuk kanë asnjë arsye, tejkalojnë normat e shpejtësisë dhe drejtojnë mjetin nën efektin e pijeve alkoolike duke rrezikuar jetët e tyre dhe përdoruesve të tjerë të rrugës. Fundjava sapo ka nisur, mos nxito, festo por mos drejto nën efektin e alkoolit”, lexon postimi i shoqëruar me pamjet e kontrolleve.
Vetëm mbrëmjen e djeshme policia dha rezultate të frikshme të alkoolit të konsumuar të drejtuesve të mjeteve.
o.j/dita

Megjithate Drejtori I trafikut ne Tirane merr para e sponsor jane kompanite e sigurimeve.