Në kuadër të vizitës së nesërme të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Tiranë, Policia Rrugore ka detajuar një plan masash për mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor.
Në një deklaratë për shtyp, Policia Rrugore thekson se do të ketë bllokime të pjesshme të rrugëve të kryeqytetit, nga ora 09:45 deri në orën 22:30.
“Rruga e Tiranë-Durrës do të bllokohet në të dyja krahët, – thuhet në deklaratën e policisë. – Po ashtu do të bllokohet edhe rruga ‘George Bush’. Bllokim do të ketë edhe te Bulevardi Dëshmorët e Kombit, sheshi ‘Skënderbej’ dhe rruga e Durrësit. Bllokim dhe devijim do të ketë ndërkohë te Qafa e Kasharit dhe sheshi “Shqiponja”.
Policia, duke kërkuar mirëkputimin e qytetarëve, njofton se drejtuesit e mjeteve duhet të shmangin këto akse.

Turqit ne mbrojtje te turkut.