Policia e Tiranës merr nën mbrojtje banesën e kreut të PS-së së Prezës, Lavdi Kajmaku. Një patrullë policie do të qëndrojë 24 orë pranë banesës së familjes Kajmaku, e cila ditët e fundit është gjendur nën terror pasi i është djegur banesa, biznesi dhe automjetet. Dëmi shkon përtej 200 mijë eurove, por Lavdi Kajmaku thotë se primare për të është siguria e jetës së familjarëve, ndaj të cilëve është lëshuar edhe një breshëri kallashnikovi. Fatmirësisht, asnjë nga plumbat nuk ka prekur asnjë nga familjarët, ndërsa një grup hetimor është ngritur prej disa ditësh në Policinë e Tiranës. Pista kryesore ku po hetohet është ajo e konflikteve politike.