Policia serbe ndalon në kufi dy zyrtarë të qeverisë së Kosovës

Bora Basholli

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj akuzoi të shtunën Serbinë për agresion dhe bëri thirrje që t’i jap fund përndjekjes së përfaqësuesve të komunitetit serb në Kosovë.

Thirrjet e tij pasuan njoftimet se Sërgjan Jovanoviç, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe Sreçko Spasiç, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë janë ndaluar të shtunën nga policia serbe në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetet sociale tha se është i papranueshëm keqtrajtimi i vazhdueshëm i zyrtarëve të qeverisë së Kosovës nga autoritetet serbe.

“Keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës. Kjo tregon se politika agresive e Serbisë nuk ka të ndalur dhe bllokuesit kryesor të normalizimit të marrëdhënieve janë autoritet serbe”, shkroi kryeministri Haradinaj.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *