Policia serbe plaçkit dhe gjobit emigrantët e Kosovës në Suboticë

Dita

Policia serbe vazhdon të keqtrajtojë e të plaçkisë shtetas nga Kosova, të cilët i ndaloi në Suboticë teksa po përpiqeshin për të kaluar kufirin Serbi-Hungari.

Dëshmitarë okularë tregojnë se policia serbe ka plaçkitur 49 emigrantë të Kosovës. “Mua më kanë marrë 200 euro, ndërsa një familjes nga Malisheva  kanë marrë 3400 euro”, shprehet një prej emigrantëve të plaçkitur nga policia serbe.

Ironia vijon edhe më tej, pasi policët i kanë gjobitur emigrantët kosovarë me 5000 dinarë serbë (rreth 40 euro) dhe të gjithë ishin urdhëruar që brenda 48 orëve të braktisnin Serbinë. Nëse nuk e zbatojnë këtë urdhër, mund të dënohen deri në tre vjet burg, raporton Koha.net.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *