Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, lëshoi urdhrin për ekzekutimin e vendimit për dënim me burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla ndërsa Policia e Shtetit kreu inspektimin e banesës së ish-kryeprokurorit me synim arrestimin e tij.
Pas një inspektimi të shkurtër, policët dolën duarbosh nga banesa pasi nuk arritën të gjejnë ish-kryeprokurorin.
“Bazuar në faktin se vendimi i mësipërm i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është i formës së prerë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme, me datë 22.09.2021 ka nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e këtij vendimi penal, duke ngarkuar Policinë e Shtetit për ekzekutimin e tij,” deklaroi SPAK pasditen e së mërkurës, disa orë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila përcaktoi se Llalla duhet të vuajë rreth 1.4 vjet burg për akuzën e fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë të pasurisë.
Sokol Hazizaj, avokati i të dënuarit, deklaroi në mënyrë të përsëritur se Llalla është i sëmurë dhe gjendet në spital, duke refuzuar të shpjegojë se ku saktësisht gjendet klienti i tij.
“Kam kohë që nuk kam komunikuar me Zotin Llalla,” deklaroi ai para gazetarëve.
Llalla është zyrtari i vetëm i lartë në shumë dekada që përfundon i dënuar me vendim të formës së prerë me burg për fshehje pasurie.
n.s. / dita
ju urojm nje vit te ri sa me te mbare dhe gezuar krishtlindjet
ahaha cfare shteti karagjoz inekzistent ! Atij BQ katunari ish kryeporkuror duhej ti ndalohej largimi nga Shqiperia sa kohe qe ishte ne nje proces gjyqesor aq me teper qe dihej qe vendim do merrej ne shtator. Ai largohet ne kokerr te qefit dhe i le targen shtetit ordiner qe ne kemi me gjithe institucionet e tij te korruptuara dhe jo profesioniste.
MIRËMBRËMA.
ÇA BONE TIKU?
E patë, ça mësymje policore e papritme, e zura të gjallë.
“Aaaaa…..zotërinjë,” thotë avokat Taku “drejtësia anglo-saksone e SPAK nuk të fal, e kap lepurin me qerre” por
çfarë thot lepuri që ja mbathi dhe miqtë e tij besnikë, prokurorë të SPAK dhe gjykatës, që rifituan virgjërin e të pakorruptuarve nga operacioni plastik i vetingut anglo – sakson?!!