Policia shpall sërish në kërkim Ballist Morinën

redaktor

Policia e Shtetit vihet sërish në kërkim të Ismail Morinës, i njohur ndryshe edhe si Ballist Morina, i cili ngriti dronin në ndeshjen e futbollit midis Serbisë e Shqipërisë në tetor 2014 në stadiumin e Beogradit.

Por këtë herë ai nuk kërkohet për ndonjë tjetër krim të kryer.

Bëhet fjalë për një urdhër të Gjykatës së Tiranës, pasi në procesin që ka nisur për akuzën “armëmbajtje pa leje”, Morina nuk është paraqitur në seancë.

I dyshuari nga Kukësi ndodhet në masën “arrest shtëpie” të dhënë nga Gjykata e Lartë pas rekursit dhe 2 muajve paraburgim të 32-vjeçarit që u arrestua në tetor 2015 në kryeqytet me dy pistoleta pa leje.

Mësohet se Morina pas lirisë së fituar në Gjykatën e Lartë, u vendos në “arrest shtëpie” me një adresë në Durrës, por prej asaj dite nuk ka qenë më një personazh publik.

Nuk dihet nëse Morina ka pasur arsye që nuk është paraqitur para gjyqtarit Altin Abdiu apo ai ka lënë Shqipërinë, por tashmë mbetet që policia ta rigjejë, për ta shoqëruar atë më 17 mars në sallën e gjyqit, pasi procesi ndaj tij ka nisur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *