Policia e Shtetit shton masat e sigurisë rreth Ambasadës Amerikane. Pas sulmit në mesditë në ambasadën amerikane në Ankara, policia e kryeqytetit ka shtuar sigurinë në Rrugën e Elbasanit. Patrulla policie dhe forca speciale të saj janë vendosur jashtë rrethimit të selisë diplomatike amerikane në Tiranë. Policia sqaron se pavarësisht se situata në vendin tonë paraqitet e thjeshtë, përforcimi është kryer me iniciativën e tyre.
“Pavarësisht se kemi situatë të qetë kemi shtuar sigurinë. Ky përforcim është kryer me iniciativën tonë”, thuhet nga policia shqiptare.
Një sulm kamikaz i kryer sot në afërsi të ambasadës amerikane në Ankara la të vdekur dy persona, ndërsa dy të tjerë u plagosën.