Policia spanjolle shkatërron rrjetin kriminal të falsifikimit të pasaportave shëndetësore

Amelda Amelda

Policia spanjolle ka mundur të shkatërrojë një rrjet kriminal ndërkombëtar që krijonte dhe shiste pasaporta të falsifikuara COVID-19 dhe teste negative.

Efektivët e policisë kanë arrestuar 7 persona, por  identiteti i tyre nuk është bërë ende i ditur. Ata do të akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe vepra kundër shëndetit publik.

Pagesa për një certifikatë të rreme shëndetësore varionte nga 200 deri në 1000 euro. Ndërsa një test negativ PCR kushtonte  50 euro dhe ato do të ishin në duart e klientëve  brenda dy ditëve nga  marrja e pagesës.

Mësohet se drejtuesit e organizatës operonin nga Franca. Ndërkohë, policia spanjolle ia ka kaluar të gjithë informacionin autoriteteve franceze.

Vendet e Bashkimit Evropian paraqitën certifikatat digjitale, në mënyrë që  personat e  imunizuar të kishin akses në shumë aktivitete të jetës së përditshme. Por kjo shtoi edhe rastet për falsifikime.

a.m/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *