Policia: Testim tjetër me shkrim më 2-3 maj, të gjitha femrave që grumbulluan nën 50 pikë

anazapta

Policia e Shtetit hap tjetër testim me shkrim për kandidatet femra për Patrullë të Përgjithshme, që nuk grumbulluan dot 50 pikë në fazën e parë. Testimi do zhvillohet sot dhe nesër, nisur nga kërkesa e akteve ligjore, ku 50% e kandidatëve që pranohen në polici duhet të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar, si dhe nga ecuria e deritanishme e testimit fizik, ku një pjesë e aplikanteve femra janë skualifikuar pasi nuk kanë arritur normat. Për këtë shkak do të zhvillohet testimi me shkrim i të gjitha aplikanteve femra për Shkollën Bazë të Policisë, të cilat gjatë testimit të zhvilluar më parë nuk kishin arritur të grumbullonin mbi 50 pikë. Testimi me shkrim do të zhvillohet pranë Qendrës së Formimit Policor. Më datë 2 maj do ti nënshtrohen testimit me shkrim nga Tirana, Shkodra, Lezha, Korça, Gjirokastra dhe Fieri. Më datë 3 maj do t’i nënshtrohen testimit kandidatet nga Elbasani, Durrësi, Dibra, Berati dhe Vlora. Grupet e para e nisin në orën 06:30 testimin dhe të dytat në 11:00. Rezultatet shpallen brenda ditës dhe kandidatet të cilat marrin jo më pak se 50% të pikëve, do t’i nënshtrohen procesit të testimit fizik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *