Ministria e Brendshme ka urdhëruar bllokimin e valëve të telefonit gjatë vizitës së Papa Franceskut.
Burime nga policia bëjnë të ditur se u është nisur një urdhër të gjithë operatorëve telefonikë në vendin tonë që të ndërpresin sinjalin e komunikimit gjatë ditës së dielë në disa zona të kryeqytetit gjatë qëndrimit të delegacionit të Papa Franceskut.
Sinjali do të ndërpritet në Aeroportin e Rinasit, në Laprakë, në zonën e Yzberishtit, atë të Tiranës së Re, Rrugën e Elbasanit, Qytetin Studenti, dhe pranë liqenit. /E.K

Sa keq kjo ndërprerje? Doja të merrja në telefon Papën dhe t’i thosha të mos i bekojë dhe të mos iu japë dorën politikanëve dhe deputetëve shqiptarë të çdo ngjyre e fytyre!? Të paktën nesër ? Tung!