Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani, i akuzuar per shpërdorim detyre, duket se ka gjetur strehim ne nje kamp refugjatesh ne Zvicër.
Vizion Plus raporton se ai i është bashkuar bashkëshortes dhe tre vajzave qe ndodheshin me pare ne kete shtetet, ndërsa ende nuk konfirmohet fakti, nëse ka bere kërkese për azil.
Nuk dihet ende mënyra qe ka përdorur per t’u larguar ish-oficeri i policisë, i cili ndodhej ne masën arrest shtëpie.
Nga kërkimet e policisë dhe verifikimet e kryera, rezulton se nuk ka kaluar nëpërmjet kufirit, pasi nuk figuron sistemin Tims.
Policia deklaron se ai ka përdorur dokumente te falsifikuara apo mund te ketë zgjedhur nje mënyre, duke e kaluar ilegalisht kufirin.
Prokuroria e Fierit, ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e largimit nga vendi i vuajtjes se dënimit.
Por gjatë qëndrimit në masën e arrestit në shtëpi për akuzën e shpërdorimit te detyrës, Zagani nuk ka qenë në asnjë moment nën mbikëqyrjen e policisë – raporton televizioni në fjalë.
Gjykimi ndaj Zaganit nisi disa muaj më parë pasi u transferua nga Gjykata e Krimeve të Rënda drejt Gjykatës së Fierit.
Procesi ndaj Zaganit është ne fazën e paraqitjes se provave shkresore. Vete i akuzuari kishte kërkuar ndryshimin e masës ne detyrim paraqitje, kërkese kjo qe i ishte refuzuar.
Ish-zyrtari i lartë akuzon Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për implikim me trafikun e kanabisit në Vlorë dhe Tepelenë.
“Kur kam qenë drejtor i Kufirit në Vlorë, të gjitha mjetet lundruese kanë qenë të regjistruara. Një mjet i tillë ka qenë edhe nën pronësinë e Saimir Tahirit, aktualisht ministër i Brendshëm. Tahiri ka disa të afërm të tij, lidhje farefisnore me persona që janë të dyshuar për trafiqe dhe këta persona e kanë përdorur skafin e ministrit të Brendshëm për të lëvizur në det”, dëshmoi ai ndër të tjera.

Si mund te merreni me nje te denuar ???
Apo vetem te beni dicka sikur po beni Opozite
FAKIRI QE KA SHPETUAR KOKEN NUK MUND TE SHPALLET “ARMIKU” I KLLASES
Pse nuk hetohet Sajmiri per gomonen e tij te droges pushtetare, por ky fakir polici qe guxoi t’i hapte barkun policise italiane MIKE per te bemat e pushtetit mafioz shqyptar?
Pse nuk u hetua ministri Tahiri qe bente sikur e kishte zene gjumi per laboratorin e kokaines ne Xibraken e Taulant Balles, te administruar nga Ermal Hoxha, nipi i Diktatorit “HERO” i politikes sone mafioze kombetare dhe ishte po ky minister rufjani Tahiri qe u ngut te merrte kurorat me dafina kur policia gjermane vuri kujen per sasine makaber te droges qe po i helmonte vendin e saj duke i lene te ikun me vrap te gjithe “Peshqit e Medhenj” dhe duke justifikuar me lloj-lloj argumentash ne nje forme qesharake kriminelin nip te Enverit?
Pse kjo qeveri e Rilindjes Socialiste ben sikur te jete e VIRGJER si nje murgeshe manastiri dhe nga ana tjeter eshte ne fakt eshte njesoj si prostituta PD e Sali Berishes, sepse per LSI-ne e Like Floririt nuk ka nevoje te besh reklame dhe as te flasesh ne media.
Prandaj edhe Zvicra i ka dhene azil policit fakir Zagani dhe familjes se tij, sepse eshte i perndjekur me keq se sirianet nga ISIS-i islamik.
Meruni me kalin dhe lerini miast rehat, mire e thote komentuesi i mesiperm,shpetoi koken se trafikantet nuk e kane per gje te heqin qafe kur dekonspirohet shefi i tyre.
po normal qe do marri azil politik biles , sepse neper keto poste beri leket , u pagua nga ishat , tani ishat e demokracise e mesuan si te veproje , bej nje artikull ne gazete politik e fiton andej ate qe duhet , sepse eshte film i vjete , dhe disa komentuesa qe ndjejne keqardhje per legena , per sa kohe ai ska dale i fajshem apo i pafajshem nuk mund ti merren parasysh deklarat e tij , ate e vendos gjykata, kurse ai hipotezon sic hipotezoj une per te qe eshte hajdut e bashkepuntor me kriminela , sepse ka shit informacion qe posti qe kishte , ishte i rendesise se vecante pasi kalonte shume informacione .