Email në adresën
Është hera e parë që dëgjoj për z. Santo, por duke lexuar links nga info-analitike, shihet që ka konflikte nëe pronësi e aksione, për radio/tv/gazeta/miniera dhe universitet privat; flitet për shuma të mëdha parash. Më kujtohet vite më parë denoncimi i z. Premçi – drejtori i policisë i Dibrës – që më vonë u harrua si shumë skandale të tjera në Shqipëri. Për Bulqizën tani vetëm dëgjojmë kur njerëzit vdesin nën tokë, e për varfërinë ekstreme. Por kjo është e dukshmja, pa u gjendur fajtorët nuk na lejohet tëe spekulojmë ndaj askujt; në fakt joshja origjinale e publikut, por dhe e organeve hetimore është drejt konflikteve imediate të punës, por jo gjithmonë është kështu.
Policisë i duhet të bëjë një hetim të thellë për shumë arsye; si fillim për sigurinë publike e dënimin e fajtorëve, por dhe të heqë vellon e dyshimit nga partnerët e tij; nëse ka shumë probleme që janë komplekse të jetë e vendosur ta çojë deri në fund hetimin. Kur krimi godet në këto nivele e ai terrorizon biznesin; duke krijuar një klimë e cila jep shenja të frikshme për çdo investues të huaj. Si “rregull baze” kur vriten shumë oficerë policie, shteti ka humbur kontrollin, kur vriten bankierë dhe biznesmenë, kontrollin e ka Krimi i Organizuar. Pa nxitim, por dhe pa vonesë kjo duhet zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur.
