Policja gjobit aktorin Robert Ndrenika (FOTO)

Ornela

Aktori i famshëm shqiptar, Robert Ndrenika, i cilësuar si ndër pak aktorët më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave, është përballur me një police që e ka gjobitur.

Aktori, sot në mesditë, bashkë me miq e të afërm të tij, po pinte një kafe në një nga lokalet e rrugës “Petro Nini Luarasi”. Fare pranë, kishin parkuar përkohësisht automjetin.

Nuk kaluan pak sekonda që ishin ulur dhe mbërriti një motor me një polic dhe një police të sektorit rrugor.

Dy-tre makina të tjera që gjendeshin të parkuara pranë asaj të Ndrenikës, duke qenë djem të rinj, kur policja nxori bllokun, ndezën makinat dhe u larguan duke i shpëtuar gjobës. Kurse aktori i mirënjohur, tashmë në moshë të thyer, iu desh ca që të afrohej tek policja që po shkruante gjobën.

Mes tyre nisi një debat me tone të qeta ku mërzia që e kaploi Ndrenikën ishte e dukshme. Pas pak, Roberti u kthye sërish në tryezën ku po pinte kafe. Policja, që shikoni në foto, ndërsa nuk gjobiti makinat e tjera që u larguan sapo ajo u afrua, shkroi gjobën dhe ia vuri në makinë Ndrenikës.

ndrenika-noa_1473678947-6408659

Share This Article
8 Comments
  • Po shume mire beri pse duhet te perjashtohet Berti nga gjoba, o katunare inferiore cfare padrejtesie ju be Bert Ndrenikes qe sido qe te jete eshte nga zotnijte e paket te Tirones se mbetur. Po te mos ishin katunaria kishim ku i vejshim makinat pa penguar njeri dhe aq me teper trefikun.

    • O Arberesh!
      Me duket se nuk ditke shqip. Nuk thote njeri per perjashtim te Bertit nga gjoba.Behet fjale qe policja duhet te mbante te njejtin qendrim ndaj gjithe te tjereve qe e meritonin ate gjobe.Ne fund,kur asnje nga trimoshet nuk u gjobit,besoj se kishte vend qe edhe i nderuari Robert te keshillohej dhe mos te denohej me gjobe,apo jo!

      • O kujtes leshi pa provoje ne USA o ne Europe te shkelesh rregullat e qarkullimit ,jo aktor famoz te jesh po perendia se gjoben fo e hashe….dhe doni te shkoni ne europe me kete mentalitet leshi qe keni.

  • Respekte për artistin e madhë R.Ndrenikën ,por po të ndëryjë një person absajtë gjat gjirimeve të një filmi ju nuk do ta lejonit ,dhe do ta ndëshkonit.Kështu duhet të mësohemi të zbatojmë me edukatë kërkesat e shtetit ligjor pa dallim .GJoba duhej të vihej edhe ndaj të tjerëve që u larguan me shpejtësi ,por ata ma u larguan kur panë se ka ndëshkim ,dhe kur nuk kapen s’ka se si vë gjobën Policija rrugore.Mendoi se ka filluar zbatimi i shtetit ligjor për të gjithë edhe për kryeministrin e kaluar dhe të sotëmin,dhe për ministrat .Respekte e Urime Policisë.

  • punë e mirë e policisë!!
    një gjobë nuk e mbyt bertin dhe nuk i ul aspak respektin që kemi!
    ndoshta mosha ose nxitimi bën që të mos paguash parkimin,por nuk ka asgjë të keqe të pranosh të paguash për gabimin tënd!!

  • punë e mirë e policisë!!
    një gjobë nuk e mbyt bertin dhe nuk i ul aspak respektin që kemi!
    ndoshta mosha ose nxitimi bën që të mos paguash parkimin,por nuk ka asgjë të keqe të pranosh të paguash për gabimin tënd!!
    Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *