Pranvera Kola
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja e aplikimeve për studimet e larta gjatë vitit të ri akademik 2020-2021, universitetet krahas kritereve, kanë miratuar tashmë edhe kuotat e mundshme të pranimeve për ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, si dhe ato të nivelit të dytë “Master i shkencave” dhe “Master profesional”.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të plota kuotat e miratuara për të gjitha programet e studimit në të shtatë fakultetet që janë pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës, degët e të cilit janë mjaft të preferuara vecanërisht në radhët e maturantëve, për të cilët konkurrimi nis në fund të muajit korrik me plotësimin e Formularit A2. Gjithashtu në vijim gjeni të detajuara edhe kuotat për studentët që do të garojnë për të ndjekur ciklin e dytë të studimeve master në të gjitha programet e këtij universiteti.
Konkurrimi për kuotat e ciklit të parë “Bachelor”
Sipas kushteve të përcaktuara më herët, pranimi në programet e studimit të ciklit të parë, të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë, si dhe të programeve të studimeve me karakter profesional është i mundur për çdo kandidat, i cili ka përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm ose zotëron një diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar nga ministria përgjegjëse për arsimin e lartë, si ekuivalente me të dhe që plotëson kriterin e notës mesatare të përcaktuara nga qeveria, si dhe kriteret shtesë të konfirmuara nga vetë Universiteti Politeknik për secilin fakultet.
Në programet e këtij institucioni mund të garojnë maturantët dhe kandidatët që kanë mesatare të shkollës së mesme mbi notën 6.5. Shpallja e fituesve do të bëhet duke ju referuar dy kritereve. Kriteri i parë në masën 70 për qind të notës mesatare të shkollës së mesme, si dhe kriteri i dytë në masën 30 për qind të mesatareve aritmetike të tre lëndëve të përcaktuara si preferenciale për degët e këtij universiteti. Konkretisht, tre lëndët preferenciale të këtij universiteti janë matematika me 50 për qind të ndikimit në pikët që do të grumbullojë maturanti nga kriteri i dytë, fizika me 40 për qind të ndikimit, si dhe kimia me 10 për qind të ndikimit.
Kandidatët e shpallur fitues në programet e studimi të ciklit të parë të studimeve, të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të studimeve me karakter profesional nuk mund të regjistrohen për të ndjekur njëkohësisht dy programe studimi në UPT, me përjashtim të nxënësve të shkëlqyer. Për t’u regjistruar, studenti duhet të paraqesë në afatet e përcaktuara pranë sekretarisë mësimore të fakultetit përkatës dokumentacionin e nevojshëm.
Konkurimi për kuotat e ciklit të dytë “Master”
Në ciklin e dytë kanë të drejtë të aplikojnë kandidatët që kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë në fushën përkatëse të studimit ose në fusha të tjera të përafërta, i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrimit të studentit dhe akredituar në momentin e diplomimit të studentit. Po ashtu mund të aplikojnë edhe të gjithë kandidatët që janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të licencuar dhe akredituar. Në çdo rast pranimi, kandidati duhet të ketë kryer njësimin e diplomës pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin e lartë.
Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, për të gjitha kategoritë e kandidatëve, bëhen pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore në Universitetin Politeknik. Këto njësi, do të shpallin publikisht hapjen e procedurave të aplikimit, datat dhe oraret e veprimeve të konkurrimit dhe të regjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshëm për aplikim dhe regjistrim, si edhe njoftime të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve në programet e ciklit të dytë të studimeve.
Pranimi në programet e ciklit të dytë të studimeve është i mundur për kandidatët që kanë përfunduar të paktën një program studimi të ciklit të parë dhe plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara nga departamentet dhe miratuar nga Dekanati i njësisë kryesore.
Kriter pranimi në një program studimi të ciklit të dytë “Master i shkencave” është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht. Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.
Renditja e aplikantëve do të bëhet në bazë të mesatares së ponderuar të ciklit të parë të studimeve të diplomës “bachelor” dhe në përputhje me kriteret e tjera të vendosura nga njësia bazë përgjegjëse për programin e studimit, ku prioritet kanë aplikantët që zotërojnë një diplomë “Bachelor” në të njëjtën fushë në UPT.
KUOTAT E PRANIMEVE NË FAKULTETIN E INXHINIERISË MEKANIKE (FIM)
X
KUOTAT E PRANIMIT NË FAKULTETIN E INXHINIERISË ELEKTRIKE (FIE)

KUOTAT E PRANIMIT NË FAKULTETIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT (FTI)

KUOTAT E PRANIMIT NË FAKULTETIN E INXHINIERISË SË NDËRTIMIT (FIN)

KUOTAT E PRANIMIT NË FAKULTETIN E INXHINIERISË FIZIKE DHE INXHINIERISË MATEMATIKE

KUOTAT E PRANIMIT NË FAKULTETIN E GJEOLOGJISË DHE MINIERAVE (FGJM)

KUOTAT E PRANIMIT NË FAKULTETIN E ARKITEKTURËS DHE URBANISTIKËS (FAU)

