Politico: Putin ia ‘hodhi’ sërish Obamës!

Dita

Gazeta prestigjioze amerikane “Politico” ka bërë një artikull ku analizon tërheqjen e çuditshme dhe të papritur të trupave ruse nga Siria.

Sipas “Politico” tërheqja e Rusisë nuk është aq e thjeshtë sa mund të duket.

“Vetëm gjashtë muaj pas ndërhyrjes ushtarake, Rusia vendos të largohet nga Siria. Një vendim i papritur që ka lënë të surprizuar Shtëpinë e Bardhë”, shkruan Politico.

Më tej artikulli thotë se kjo “ndoshta është një lojë e Putin, rezultatin e së cilës do ta shohim shumë shpejt”.

“Gjatë dy vjetëve të fundit Putin ka arritur të dredhojë disa herë duke krijuar konfuzion në administratën Obama. Edhe kjo lëvizje është një tjetër nga dredhitë ruse të Putin”, shkruan Politico.

Gazeta e cila është e njohur për qendrimet e saj anti-Rusi, pranon se politika e jashtme e Putin ka tejkaluar atë të Obama.

Share This Article
3 Comments
  • Natyrshem, si gjithmone. Pranohet dhe nga gazeta anti-ruse Politico. Trazohet Amerika kur Rusia nderhyn Siri. Trazohet me fort Amerika kur Rusia terhiqet nga Siria. Gazeta pranon se politika e Putinit ka tejkaluar ate te Obames. Natyrisht, ku ka pas politik te jashtme Obama me ate Hilary te pa afte me shume se Baraku vete? Nderkohe Vladimir Putin nderhyri ne Siri ne ndihmen qe kerkoi Asadi e largohet nga Siria pasi derrmoi ne terren ushtrine e ISIS. Pravilno!

  • Po aty nuk ka nonje gje per tejkalim , por si duket kjo Politico do jete gazete e djathe

    Pse hedh nje gur ne lum budallai e ce pastaj ?

  • Keto budadalleqe le ti hane ata qe kane oreks .
    Ruset nuk shkuan ne Siri per te sfiduar ndokend por per te ekspozuar forcen e tyre ushtarake .Siria u kthye ne nje poligon ku ata provuan ne teren armatimet. Sterviten ushtrine dhe analizuan se ku paten defekte. Kjo u mjaftoje edhe per te ekspozuar potencjalin ushtarak.U terhoqen .Nje dite do ta benin . Nuk do harxhonin me mbasi ato qe deshen i realizuan .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *