Që ta bëjmë të qartë: Jo, presidenti rus Vladimir Putin nuk është njeriu më i fuqishëm i botës. Vendi i tij ndodhet në një krizë të rëndë ekonomike me një inflacion galopant. Jetëgjatësia e rusëve është e ulët, vendin e kërcënon kriza demografike. Madje vetë ushtria ruse, e parë me admirim, në një krahasim global të numrit të trupave zë vendin e katërt në botë. Arsenali i saj i armëve as nuk i afrohet atij “HighTech” të amerikanëve.
Të gjithë këta janë faktorë që dëshmojnë më shumë se influenca e Putinit në botë do duhej të binte. Megjithatë presidenti rus udhëheq për herë të tretë listën e Forbes. Pse? Sepse ai di ta përdorë me efektivitet pushtetin e kufizuar që ka – qoftë në Ukrainë apo në Siri. Dhe sepse ai, e kjo nuk është më pak e rëndësishme, është mjeshtër për të bindur të tjerët në pushtetin e tij dhe atë të Rusisë. Prandaj ai duhet të merrte titullin e kreut të shtetit më hileqar e më të shkathtit. Gjermania në skenën ndërkombëtare Po Angela Merkel? Kur vjen puna në pushtetin real, sigurisht kancelarja gjermane nuk barazohet dot me presidentin amerikan. Por Merkel e ka përdorur në momente vendimtare pushtetin e saj.
Fillimisht në Ukrainë, por edhe në krizën e Greqisë, dhe tani në krizën e refugjatëve. Kjo i ka sjellë asaj prestigj ndërkombëtar, e jo më kot Merkel është renditur e dyta në këtë listë, menjëherë pas Putinit, dhe për herë të parë para Obamës. Pa dyshim presidenti amerikan mbetet njeriu më i fuqishëm i botës. Ai ia ka dalë që ekonomia amerikane – më e madhja në botë të dalë me sukses nga kriza më e madhe që nga koha e “depresionit të madh” të krizës ekonomike të vitit 1929.
Ai ka luftuar për të bërë një reformë historike për shëndetësinë, që u ka ndihmuar miliona amerikanëve të të kenë një kartë sigurimi shëndetësor. Tjetra – përkundër shumë kundërshtive në Uashington dhe në botë – Obama ia ka dalë të bëjë një marrëveshje historike me Iranin në grindjen atomike. I vakët dhe pa dëshirë Marrëveshja me isharmikun e përbetuar, Teheran është edhe shembulli më i mirë për të treguar se SHBA me mundësitë e saj mund të arrijnë diçka në shkallë globale vetëm po qe se ndjekin një qëllim të qartë.
Për fat të keq Obama në shumë kriza ka treguar një mungesë dëshire për angazhim dhe mungesë orientimi – qoftë në Siri kundër Shtetit Islamik apo në përgjithësi kundër ekstremizmit islamist. E kur ka vepruar, shpesh me shumë hezitim. Kaq nuk mjafton për liderin e botës së lirë. Ka gjasë që SHBA të mos jenë më për një kohë të caktuar vendi që do mund të vendosë i vetëm për problemet globale. Por fjalët e qarta dhe veprat nga Uashingtoni janë edhe më tej të pazëvendësueshme, kur kërkohet menaxhimi i sfidave ndërkombëtare.
Në Siri pasiviteti i Obamës krijoi një vakuum, që e mbushi Putini. Kjo e ka dëmtuar SHBAnë, jo vetëm për përshtypjen që kanë në Uashington dhe Moskë – por më e rënda është zbehja e prestigjit tek aleatët. Ujdia me Iranin tregoi se Obama di ta përdorë më mençuri pushtetin që ka në çështjet komplekse të politikës botërore. Këtë ai duhet ta bëjë edhe tani në krizën e Sirisë. /DW

TALLAVA
Per mendimin tim Obama eshte presidenti me i keq qe kane patur ndonjehere SHBA. Ai eshte thjeshte nje demagog qe di te flase bukur, vetem kaq. Amerika duhet te rikthehet tek presidentet qe dine te veprojne dhe tu tregojne vendin kundershtareve si Klinton e Bush.
Nuk jane armet qe tregojne fuqine e Rusise se Putinit. Jane veprimet e tij energjike ne politike. Ka vullnet pet te vepruar, ka dore te lire per te zbatuer ato qe mendon. Kush do ta ndale more? Jevgo Obama apo breshka Merkel qe po mbytet nga deti i jevgjiteve nga Azia? Duhet vetem nje President karderr ( falje redaksise per shprehjen ) ne White House si D. Trump qe ta ndale, ndryshe do ta palloje Perendimin tashme te pushtuar nga klandestinet. Putini eshte ne rregull fare, si Cari i ri. Ta shohin kushdo me respekt.
Me siguri qe Putini nuk eshte njeriu me i fuqishem ne bote. Me i fuqishmi i vertete eshte ai qe hesht si skuth dhe qe ndodhet ne Pekin. Ai po rri si gjarpri nen gur dhe pret qe te tjereve tu shkase kemba dhe ai t’i kafshoje. Por Putini eshte nje udheheqes energjik dhe i zgjuar qe e do vendin e tij. Putini e mori Rusine, nga duart e alkolikut te pasherueshem Jelcin, ne gjendjen me te paimagjinueshme dhe te mjerueshme qe mund te mendohet. Afersisht sikur te ishte Shqperia dhe Greqia te marra se bashku. Dhe arriti ta mekembe. Soi ai luan si i barabarte ne arenen nderkombetare. Kur Perendimi vendosi ta shkepuse Ukrainen nga sfera e ndikimit rus, ai rrembeu Krimene dhe nje pjese te Ukraines Lindore te banuar nga ruset. Kur Perendimi vendosi te shkaterroje Sirine dhe te heqe bazen ruse qe andej Putini u tha: Pa te shohim sa te zote jeni! Pra Putini eshte i gatshem dhe nuk ka frike te perplaset me Perendimin. Nga ana tjeter Perendimi shkaterroi per interesa te dyshimta tre vende laike, stabile dhe socialiste ne Lindjen e Mesme qe mbanin ekuilibrin atje. SIç ishin Iraku, Libia dhe Siria. Si dhe mbeshteti grushtin e shtetit ne Egjipt! Ai eshte po ashtu pergjegjes per krijimin e ISS-it si dhe valen e refugjateve qe se shpejti do te permbyte Europen dhe do ta çoje kontinentin e Bethovenit, Anshtajnit dhe Volterit 1000 vjet prapa. Autori i ketij shkrimit te mesiperm me siguri do te jete ndonje çunak 25 vjeçar qe aq kupton.