Politika e jashtme dhe diplomacia e Skënderbeut

Ornela

Bashkëpunimin, aleancat dhe marrëdhëniet me sovranët e shteteve të tjerë Skënderbeu i ndërtoi në përputhje me standardet e kohës, sipas drejtimeve të politikës së jashtme të shtetit të vet dhe në respektim të normave të së drejtës ndërkombëtare

 Ksenofon Krisafi*

 Skënderbeu, që e ngriti lart emrin e shqiptarëve me fitoret e bujshme në fushat e betejave luftarake kundër turqve Osmanë, iu dha atyre famë e lavdi edhe në betejat diplomatike, ku u shfaq i guximshëm dhe inteligjent, plot talent dhe aftësi. Angazhimi i suksesshëm për realizimin e politikës së jashtme të shtetit të vet nëpërmjet një diplomacie të suksesshme, shpalosi vlera dhe merita të tjera të këtij shtetari të shquar. Evidentimi i plotë i tyre nxjerr në pah nga një optikë tjetër rëndësinë e shtetit që ndërtoi.

Pas rikthimit në atdhe dhe daljes në krye të shtetit të përqendruar shqiptar, ai kuptoi se e ardhmja e shqiptarëve do të varej në radhë të parë nga ndërtimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit me sundimtarët e tjerë vendas shqiptarë. Prandaj për kapërcimin e tendencave partikulariste dhe separatiste të sundimtarëve shqiptarë, ndoqi një politikë ekuilibri, tolerance, aleancash, bashkëpunimi dhe ndihme reciproke. Që në fillim iu drejtua atyre dhe, siç thonë studiues të kësaj epoke, brenda hapësirës shqiptare, me vendimet e rëndësishme të Kuvendit të Lezhës, të marsit 1444, krijoi dhe sanksionoi juridikisht, një bashkim konfederativ fisnikësh, aleancën e shqiptarëve, të quajtur Besëlidhja e Princave Shqiptarë.

Ky bashkim, i realizuar gati 6 shekuj më parë nga Skënderbeu, duhet të vijë në ditët tona si mesazh dhe mësim i çmuar. Forcat politike që janë në krye të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Medvegj, Bujanoc etj., një pjesë e të cilave janë përfshirë në grindje e konflikte të paprincipta, kanë rastin të marrin mësimin e madh që vjen prej tij, të kuptojnë se momentet në të cilat ndodhet sot bota shqiptare, kërkojnë lënien mënjanë të mërive dhe grindjeve dhe bashkimin në interes të të ardhmes.

Bashkëpunimin, aleancat dhe marrëdhëniet me sovranët e shteteve të tjerë Skënderbeu i ndërtoi në përputhje me standardet e kohës, sipas drejtimeve të politikës së jashtme të shtetit të vet dhe në respektim të normave të së drejtës ndërkombëtare.

Kur flitet për politikën e jashtme dhe diplomacinë e shtetit të Skënderbeut (emërtimi shteti i Skënderbeut, që përmendet këtu, nënkupton shtetin shqiptar të themeluar dhe të drejtuar nga Skënderbeu) nuk pretendohet që ajo të ishte pjesë ose kre i posaçëm i ndonjë platforme a programi qeveritar. Arsyeja është e thjeshtë. Në ato kohë nuk ekzistonte kjo praktikë, çka nuk do të thotë aspak se Skënderbeu  nuk kishte dhe nuk zhvillonte një politikë të jashtme. Përkundrazi, sikurse dëshmohet lehtësisht nga burime të shumta historike, arkivore e bibliografike shteti shqiptar, kishte politikën e tij të jashtme që nuk ndryshonte nga ajo e shteteve të tjerë përreth.

Mozaiku politik shtetëror në kontinentin europian nuk ishte ky që është sot, apo 50 a 100 vjet më parë. Europa formohej nga qindra shtete, me struktura, territore dhe emërtime të ndryshme. Në atë mjedis ndërkombëtar aq shumë kompleks Skënderbeu, me rolin që luajti dhe kontributet që dha, me triumfin në luftrat ndaj osmanëve dhe arritjet në politikën e jashtme realiste, të matur dhe të ekuilibruar, u shndërrua në një figurë historike gjithë shkëlqim e lavdi. Për gati një çerek shekulli ai u bë udhëheqësi më i madh i shqiptarëve, mbrojtësi i Europës nga furia pushtuese osmane dhe fitoi një emër të admirueshëm kudo në botë. Duke shfrytëzuar faktorët politikë, shtetërorë, ekonomikë, tregtarë, por edhe religjiozë, e shfaqi veten strateg të madh, burrë shteti trim dhe diplomat të shquar. Ai pati mënçurinë dhe meritën e veçantë që ta orientonte të ardhmen politike të shqiptarëve drejt Europës, çka duket si një predestinim, si amanet i shenjtë për brezat e mëpasshëm, për t’i mbajtur sytë nga kontinenti europian, për të qenë pjesë e tij jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht dhe juridikisht.

Lidhjet me mbretëritë, republikat, principatat evropiane dhe sidomos me Selinë e Shenjtë, si dhe përfshirjen në koalicione ndërshtetërore, të realizuara me anë të veprimeve politike e diplomatike inteligjente, i përdori për të përmbushur objektivat kryesore të politikës së tij të jashtme. Ato fokusoheshin te afirmimi i statusit të vendit, përballimi i ofensivave pushtuese turke etj ndaj trojeve shqiptare dhe ndalimi i depërtimit osman në Ballkan dhe në Evropë. Në këtë mënyrë hapeshin horizonte për të zhvilluar më mirë marrëdhëniet ekonomiko-tregtare në dobi të vendit të vet, për garantimin e qarkullimit të lirë të tregtarëve dhe mallrave nga dhe për në territoret shqiptare, si dhe për të tërhequr dhe administruar ndihma nga shtetet e tjerë, për t’i vënë ato në shërbim të shqiptarëve.

Skënderbeu veproi përmes diplomacisë direkte bilaterale, por edhe nëpërmjet pjesëmarrjes në forumet më të rëndësishme diplomatike, duke u shfaqur si partner serioz dhe dinjitoz i diplomacisë multilaterale. Në këtë mënyrë skaliti dhe prezantoi profilin e një shteti shqiptar me “emër të përveçëm”.

Ai iu kushtoi kujdes të posaçëm marrëdhënieve me Papatin, si dhe me sovranët e Venedikut, Milanos, Firences, Mantovës, Sienës, Burgonjës, Raguzës, Hungarisë, Francës, Spanjës, Polonisë etj. Përmbajtja dhe specifikat e këtyre marrëdhënieve janë të shumta dhe interesante. Më hollësisht për to flitet në versionin e shkruar të kësaj kumtese.

Në shtetin e Skënderbeut, ashtu si edhe ne vendet e tjera, nuk kishte organe të veçanta për politikën e jashtme dhe ushtrimin ekskluziv të veprimtarisë diplomatike. Megjithatë, në aparatin shtetëror vepronin funksionarë, të cilët në mos tërësisht, një pjesë të kohës ia kushtonin atyre. Të tillë ishin kancelarët, ambasadorët, oratorët etj. Por, ishte Skënderbeu ai që vendoste lidhjen e marrëdhënieve ndërshtetërore me subjektet e tjerë të së drejtës ndërkombëtare, që e realizonte nëpërmjet një diplomacie aktive. Pjesë e saj ishte shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë, të cilët për t’u akredituar si të tillë, pajiseshin me letra kredenciale. Për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktateve me vende të tjera, dërgonte përfaqësues të posaçëm, të autorizuar me plotfuqi ose pranonte përfaqësuesit e tyre në oborrin e vet.

Në atë kohë Skënderbeu, sipas shembullit të Papatit dhe republikave tregtare italiane, nisi përvojën e akreditimit të përfaqësuesve të përhershëm ose me afate të zgjatura qëndrimi. Kjo kumtohet nga një dokument i gjetur në arkivat veneciane, një autorizim dukal i shtatorit 1458, nga i cili mësohet se përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Venedikut, ambasadori Gjergj Pelini banonte në një shtëpi në Venecia, qiraja vjetore e të cilës, paguhej nga Venediku. Pra, tashmë, si pak shtete të kontinentit, ai shkëmbente përfaqësues të përhershëm. Dokumenti i përmendur më lartë, tregon gjithashtu edhe se koha e qëndrimit të përfaqësisë së përhershme të Skënderbeut, ishte jo më pak se një vit.

Ashtu si Venediku dhe Firence, që sollën në skenën e historisë së diplomacisë botërore personalitete nga fusha e artit, kulturës, shkencës, filozofisë, politikës, siç ishin Dantja, Petrarka, Bokaçio, Makiaveli, Guiçardini etj, edhe Skënderbeu ua besoi angazhimin në diplomaci disa humanistëve të njohur për kohën e vet, klerikë e laikë. Ata, ndonëse nuk shkëlqenin si kolegët e tyre venecianë e fiorentinas, ishin gjithsesi shkencëtarë e dijetarë të përmendur, që njihnin shkencën, filozofinë, historinë, kulturën, artin, doktrinat fetare etj. Lista e diplomateve, ambasadorëve dhe oratorëve të Skënderbeut, nuk është aq modeste sa mund të mendohet. Le të përmendim disa nga më të shquarit prej tyre si p.sh. Andrean, Peshkop i Shqipërisë, Gjergj Pelini, Pal Engjëllin, Stefanin dhe Nikollë de Berguci, vëllezërit Pal dhe Gjon Gazulli, murgu Lazar, Theodor Jafet, Ndre Snatiku, Martin Muzaka, Andrea Suma etj.

Skenderbeu, sikurse shume shtete të tjerë në kontinent, megjithëse kishte diplomatët e vet, cilësorë e prestigjiozë, në raste të caktuara, rekrutonte si ambasadorë shtetas të huaj. Përmenden Paolo Cazulo, Giovanni Neëport, abati Pietro, abati Paolo të S. Maria de Trefandena etj.

Diplomacia familjare e martesore ishte gjithashtu e përzgjedhur dhe e zbatuar nga Skënderbeu.  Për interesa të larta shtetërore ai shfrytëzonte me mjeshtëri krushqitë, lidhjet me princat ose sundimtarët e tjerë. Për këto arsye, fjala vjen, në vitin 1461, mori rrugën dhe shkoi në Siena, i ftuar për të marrë pjesë në dasmën e Antonio Pikolomini (nipit të Papes Piu II), qe u martua me të bijën e mbretit Ferdinand II te Napolit.

Instrument operativ i veprimtarisë së tij diplomatike ishte gjithashtu letërkëmbimi. Përmes tij realizohej shkëmbimi i propozimeve, projekt-traktateve, transmetimi i mesazheve, kërkesave ose dhënia e përgjigjeve. Korrespondenca diplomatike, dërgimi dhe sjellja e letrave bëhej nëpërmjet korrierëve diplomatikë, për ekzistencën dhe përdorimin e të cilëve mësojmë nga një dokument që dëshmon se në buxhetin e vitit 1464, ishin planifikuar 200 dukate për korrierët diplomatikë.

Skënderbeu akreditonte ambasadorë jashtë, por edhe priste, dëgjonte dhe negocionte personalisht me të dërguarit e shteteve me të cilët kishte marrëdhënie diplomatike.

Diplomatët e Skënderbeut jashtë dhe ata të Sovranëve të huaj në Shqipëri, kishin privilegje dhe imunitete diplomatike, gëzonin paprekshmërinë  personale dhe të selisë dhe banesës, ndalimin e presioneve fizike ose psihike, respektimin e dinjitetit etj.

Nuk ishte rastësi dalja dhe afirmimi i Skënderbeut në skenën e historisë shqiptare dhe asaj botërore. Ai ishte jo vetëm strateg ushtarak, organizator dhe drejtues i shkëlqyer i shërbimeve shtetërore, përfshirë edhe veprimtarinë diplomatike, por edhe negociator e diplomat i zoti. Me mençurinë, ekuilibrin, natyrën e përmbajtur, taktin, elokuencën dhe elegancën e të shprehurit, iu imponohej fuqishëm interlokutorëve të vet. Fati ishte me të edhe për shtatin, paraqitjen fizike dhe pamjen e jashtme të admirueshme, dhunti këto që ia shtojnë vlerat politikanëve ose diplomatëve. Një historian, duke iu referuar vizitës së tij në Romë, më 1463, thotë: “Në moshën pesëdhjetë e nëntë vjeçare, Skënderbeu ishte ende burri më i pashëm i Europës. Nuk kishte gjë më madhështore se pamja e tij… Kur populli i Romës e pa të shfaqet para tij, me krejt pamjen mbretërore që shpalosi, me vështrim të ndritur nga gjenialiteti dhe guximi i pamposhtur, veshur me kostumin e vet oriental të shkëlqyeshëm, armatosur me atë shpatë që kish dorezë floriri dhe qe bërë tmerri i otomanëve, një duartrokitje e pafund, shpërtheu për t’i uruar mirëseardhjen”.

Njohuritë historike, si dhe formimi e kultura i jepnin mundësinë që në situata të ndryshme problematike, të gjykonte me urtësi dhe të  mbante qëndrimin e duhur. Në shtator të vitit 1460 ai kishte dërguar në Italinë e jugut, një grup luftëtarësh në ndihmë të aleatit të vet, mbretit Ferdinand. Princi i Tarantit, Xhovani Antonio de Orsini, i kërkoi të tërhiqej, duke i shkruar se lufta në Itali do të ishte e pasuksesshme. Në përgjigjen e vet, Skënderbeu, i kujtoi betejat e Pirros në rajonin e Pulias, duke i thënë me ironi që, në qoftë se kronikat nuk gënjejnë, ne quhemi epirotë. Duhet ta dini se në kohë të tjera, paraardhësit tanë kaluan në vendin që ju mbani sot dhe patën bërë luftime të mëdha me romakët dhe, nga sa dimë, në të shumtën e herës u ndanë me nder.

Skënderbeu dinte ta bënte shumë mirë diplomacinë dhe e bënte atë gjithmonë vetëm në interes të vendit dhe të shqiptarëve. Ai nuk hynte në kompromis me të drejtën dhe të vërtetën, çka e deklaronte shprehimisht në letrën drejtuar Ferantes, në tetor 1460, ku thoshte se ishte mik i të vërtetës dhe jo i fatit. Edhe ky është një tjetër mësim i madh që ua përcjell nga amëshimi politikanëve të sotëm shqiptarë, që të mos bëjnë pazare në dëm të interesave kombëtare dhe të mos e prekin tërësinë territoriale të Shqipërisë e të Kosovës.

Gjithë veprimtaria e Skënderbeut në fushën e politikës së jashtme është realizuar në përputhje me parimet themelore dhe normat e së drejtës ndërkombëtare të kohës, veçanërisht në rastin e lidhjes së traktateve dhe hyrjes së tyre në fuqi, në përpilimin e letërkredencialave dhe plotfuqive, në akordimin dhe respektimin e privilegjeve dhe imuniteteve diplomatike, në respektimin e rregullave dhe parimeve të së drejtës së luftës etj.

Si konkluzion mund të thuhet se politika e jashtme dhe veprimtaria diplomatike e Skënderbeut, e konkretizuar ndër të tjera me aleancat dhe koalicionet ndërkombëtare që realizoi, të vështruara në lidhje të ngushtë me arritjet e tij në krye të një populli të vogël, që luftoi për një çerek shekulli kundër fuqisë ushtarake më të madhe të kohës, e bëjnë atë një ndër strategët, statistët dhe diplomatët më të shquar shqiptarë dhe njëkohësisht një personazh të madh të historisë politike europiane.

*Autori është dekan i Fakultetit të shkencave juridike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, Tiranë

Kumtesë e mbajtur në Konferencën shkencore ndërkombëtare, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në 550-vjetorin e vdekjes, Organizuar nga Instituti i Historisë Ali Hadri, Prishtinë, Instituti i Historisë i Akademisë Albanologjike të Tiranës dhe Instituti i Trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë, mbajtur në Prishtinë, më 16 tetor 2018.

 

Share This Article
11 Comments
    • Nuk prisja përgjigje tjetër nga ty Arben duke ditur faktin që je një Adhurues i Otomanëve ,duke ditur që je një TURKOSHAK i thekur, pra me pak fjalë si MBETJE SPERMATIKE OSMANE që je nuk kishte mundësi të pranoje të vërtetën (e hidhur për ty dhe gjithë turkomongolët) për të MADHËRISHMIN GJERGJ KASTRIOTIN .

  • Skenderbeu ka perdorur edhe nje Diplomaci tjeter,jo zyrtare.Diplomacine e Rruges.Diplomacia ndershteterore edhte vetem nje pjese fare e vogel e maradhenieve
    nderpopullore,90% te maredhenieve ushtarake,tregtare,grabitqare,dhune fizike,dhune psikologjike,llapaqeneri diplomatike,etj e perbejne Diplomacia Rruges dhe ketu Skenderbeu,qe nuk e filloi karieren si gjeneral,por si Ushtar ishte nje Usta.
    Ne Histori te shqiperise ,asnje udheheqes ushtarak dhe shteteror nuk i afrohet ne kete drejtim vec Ramush Haradinajt.Te tjeret kane perdorur Bedela si Mehmet Shehu,Azem Hajdari,Sali Lushen,..
    Kur ish bujku i tij (I jati kish qene bujk i Gjon Kastriotit)
    Ballaban pashe Badheri nga Mati u duk nen muret e Krujes ne krye te 80 mije ushtareve,i dergoi dhurata te medha per ti treguar statusin e tij te larte ne ushtrine e Sulltanit.Skenderbeu arriti deri tek grada-bej,qe i pergjigjet grades kolonel ose major ne ushtrine e sotme.Ndersa Ballaban pasha vinte me graden Pasha,qe i pergjigjet grades Gjeneral.
    Skenderbeu ja pranoi dhuratat,por si shkembim i dergoi :Nje Parmende,nje Lese dhe nje shat.dmth,Me mire bujk ne tokat e mija se gjeneral ne ushtrine e sulltanit.
    Skenderbeu shkoi vete ne ndihme te djalit te Aleatit te tij te Madh,Alfonsit te Napolit,princit Ferdinand rrethuar nga nje koalicion armiqsh te fuqishem.Pasi i shpartalloi ne beteja te njepasnjeshme koalicionin e princave italiane qe kerkonin mbreterine e Napolit,i mbeti nje bandit,nje horr,horrash nga Siqelia,qe i kishte fut tmerrin banoreve te Tranit dhe rrethinat me 300 kacake brigante rrugash,qe i kishte mbledhur rreth vetes.
    Skenderbeu e thirri ne nje bisedim ne fushe te hapet.Lane ushtrite ne baraslargim dhe i pari e mori fjalen Skenderbeu,qe po e levdonte,po i cmonte Emrin banditit qe quhej Fuziani dhe i kerkoi te dorzonte qytetin dhe keshtjellen e Tranit,qe me pare i perkiste Ferdinandit.Fuziani i ngrefosur nga lavdet e Skenderbeut kerkonte qe Ferdinandi ta shpallte zevendes Mbret me gjithe privilegjet dhe nderet qe i takonin.Si e ka zakon rrugaceria per presion psikologjik,filloi te fyeje me fjale te renda -thote Barleti -Ferdinandin dhe gruan e tij.Skenderbeu ju afrua aq sa
    I HODHI DUART-thote Barleti,dhe sa hap e mbyll syte,FUZIANI U PERPLAS ME SHPATULLA NE TOKE.
    (Skenderbeu ishte Dibran dhe cdo Dibran lind mundes)
    Trimat e Fuzianit nuk levizen nga vendi,kurse Garda e Skenderbeut e lidhi Banditin dhe e derguan te lidhur poshte mureve,qe ta shihnin shoket e tij qe ruanin keshtjellen.Ky ju therriste nga poshte:-Hapni dyert ereee,se eshte Skenderbeu Epirit ky eree.Nuk e njihni mire nga afer,.Ky te vret.
    Keshtu me kete lloj diplomacie e mori Skenderbeu qytetin dhe keshtjellen e Tranit,qe mbreti Ferdinand ja fali Skenderbeut.Aty u vendosen Arberit pas pushtimit te Arberise nga turqit.

  • Heroi gjigand dhe me i pa arritshem qe ka nxjerre ndonjehere populli dhe kombi shqiptar eshte GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU. Per 25-se vjet tregoj se ishte burre shteti i pa arritshem. Luftoj me superfuqine me te madhe te kohes me Perandorine Islame Osmane me Sulltanet e saj te pjerdh para tij duke i semure menderisht dhe fiizikisht deri sa kane vdekur si puna e Sulltan MURATIT te DYTE. Si i ati dhe i biri, Sulltan MURATI i DYTE dhe Sulltan MEHMETI i DYTE kishin fisacione mendore qe arriten deri atje sa i delte ne enderr qe GJERGJ KASTRIOTI kishte shpate magjike. Gjersa arriten t’ja kerkonit duke i thene me na e dhene, sepse fitoret vijne prej saj. GJERGJI i MADH ketyre vemjeve osmane ju pergjigj shpaten po ju dhuroj, por krahun qe perdor kete shpate do ta mbaje per vehte.
    Cfare burrerie treguan keto mender Sulltan te kohes kur i vrane si kriminela vllezerit e GJERGJIT te MADH si kriminela. Sulltan MEHMETI i DYTE, qe u konsideronte si sulltani me i shquar i Perandorise Osmane arriti te pushtonte gjate kesaj kohe kryeqytetin e Perandorise Bizantine, KONSTANDINOPOJEN = STAMBOLLIN me ndryshimin e emrit, dhe nuk kishte kellçe te pushtonte nje qytet dhe kala te vogel si KRUJA.
    Ky i çmendi fare nga trute e kokes keto DY Sulltan.
    GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU ishte nje strateg i madh ushtarak, politikan dhe diploman i permasave nderkombetare dhe evropiane, poliglot, intelektual i shquar i permasave te medha.
    Ai Perandorine Osmane ne lidhje me politiken e saj pushtuese sa ishte gjalle e kishte jashte defterit se me bemat e tyre fshinte bithen. Perpara ketij gjigandi si GJERGJ KASTRIOTI, Sulltani me i shquar i kesaj Perandorie si MEHMETI i DYTE dilte nje handikapat ordiner.
    Ky, GJERGJ KASTRIOTI, bente nje politike te zhdervjellte me Republiken e Venediken qe ishte nje republike ngaterrestare dhe intrigante. PAPA i VATIKANIT ne ROME e priste me nderime te medha kur vinte per vizite sepse nuk kishte humbur asnje lufte me princat e Italise nder me te fuqishmit. I mundete me nje kalorsi te lehte te armatosur vetem me nje hark dhe shigjeta. Prandaj Mbreti i Napolit beri miqesi te madhe me Prijsin e Arberise GJERGJ KASTRIOTIN sepse ky i shpetoj mbreterine. Per kete i fale me dhjetra prona te patundeshme ne mbreterine e tij. Ne keto territore jetojne edhe sot shqiptaret e ikur pas pushtimit osman te Shqiperise, gjithenje pas vdekjes se GJERGJ KASTRIOTIT. Qe ne i quajme ARBERESHET e ITALISE qe jane sot rreth 300’000 banore. Duke ruajtur zakonet dhe traditat me te mira shqiptare. Pra, keto kane kulture, tradita, zakone BIO. Me dekrete te Mbretit te Napolit dhe Papes se Vatikanit u lejuan te hapeshin shkollat ne gjuhen shqipe duke u bazuar ne gjithçka pozitive shqiptare.
    Kurse, sot ne Turqi jetojne, banojne dhe punojne rreth 7 milion shqiptar te cileve per asnje moment, per asnje çast nuk i eshte lejuar hapja e shkollave ne gjuhen shqipe, me tradita dhe zakone shqiptare. Keshtu me vdekjen e brezit te pare te ardhur nga trevat shqiptare, fillon degradimi i brezave te tjere.
    Kaq ka qene shtypja e madhe ndaj kesaj popullsie ku edhe sot Presidenti i sotem i Turqise, REXHEP TAIP ERDOGAN nuk e thote kurre dhe per asnje çast qe eshte me origjine shqiptare si nga baba dhe nena, me origjine nga Malesia e Krajes, afer Shkodres legjendare, ne bregun e Liqenit te Shkodres qe sot i takon Malit te Zi = Montenegro. Bile ne Shqiperi ka kusherinj shume te afert qe i jetojne.
    Fatkeqesia e jone eshte se ne kete periudhe ne krye te qeverise kemi nje pizeveng qe i ben fresk REXHEP TAIP ERDOGANIT dhe ky eshte i krishteri i perdale EDI KRISTAQ ANETA RAMA.
    Eshte 550-te vjetori i Vdekjes se Heroit te Popullit dhe Kombit Shqiptar dhe ky fare derdimeni nuk ka marre pjese ne asnje perkujtimore te zhvilluar me kete rast.
    Pra ne tradhetarin e ketij populli dhe kombi e kemi ne gjirin tone.
    Ne si popull, si shtet, si komb duam arsimin, kulturen, traditat, zakonet me pozitive te kontinentit Evropian dhe jo te vendeve islamike dhe arabe. Ne nje kohe qe jemi dhe politikanet pizeveng te tipit SALI RAM SHEQERE BERISHA na kane bere edhe anetare te Organizates te Vendeve Islamike.
    Kjo tregohet deri aty sa ne disa rezolutave te OKB-se qeveria aktuale me EDI RAMEN, kryeminister dhe me DIDMIR BUSHATIN, minister i puneve te Jashtme dhe Evropiane dalin duke votuar kunder qeverise se SHBA. E cila si Shqiperine dhe Kosoven na ka mbeshtetur ne shume drejtime. Votojne pro Palestines vend islamik dhe arab, te cilet jane nder vendet me te shquara kuder pavaresise se Kosoves. Tung.

    • Uau qenkan hedhur kelyshat e Serbise dhe te Greqise te na thone se kush ishte dhe se cfare bente Skenderbeu. Keta jane ata qe in kane derguarf te mesojne gjuhen shqipe ne shkoallatv tona ose te paguar nga findet sekrete anti-shqiptare te Greqise. Nuk ja vlejne te lexohen si ‘demo’ shurra ashtu edhe ‘A’ kaka qe jan ei njjeti person qe nukm di te shkruaje shqip. Helm kunder Rames dhe sigurishtv nukm di te shkruaje emrin e Ditmirit duke e shkruar Didmir. Sa per shqiptaretv ne Turqi edhe sot vazhdojne te flasin shqip madje ka lafgje te njohura si lagjet e arnauteve me tabela qe tregojne lagjet. Shqiptaret ne Turqi jane te nderuar dhe ne cdo cep te qeverise dhe Parlamentit turk. Jane me influence te jashtezakonshme. Por komentet e ‘demos’ dhe A-se perpiqen te hedhin helm kunder marredhenieve Turqi-Shqiperi. Shqiperia eshte ne Europe dhe nuk ka nevoje te behet europiane. Edi Rama e shpalli kete vit vit te Skenderbeut per mbare shqiptaret. Keshtuqe nukm mund te hidhet helm kunder Edi Rames. Shkani tek Janulla dhe hani ate corben qe ju ka dhene dhe na linin e ne punetv tona sepse nuk mund te na helmoni dot kunderc heronjve tane qe jane Skenderbeu dhe Edi Rama.

      • Ore TANI, po SHKOLLAT SHQIPE NË ATO LAGJET ARNAUTE ,KU JANË ?????
        DISA MBETJE SPERMATIKE OSMANE SI TY TANI DHE ARBENI , NUK JENI MË TË MIRË SE KËLYSHËT SËRBO-GREKË ,MADJE KUR VJEN PUNA PËR ZHDUKJEN E KOMBIT SHQIPTAR BASHKËPUNONI FORT.
        KOMBIT SHQIPTAR I DUHET NJË SKËNDERBE I DYTË TI QËRROJË KËTA PLEHRAT.

        • Po more grekoqiri Korcari te kemi ty patriot te madh qe je i paguar nga Janulla per te bere komente kundra aleances Shqiperi-Turqi. Turqine nuk e duan vetem greket sepse shikojne rrezikun qe Turqia dhe shqiptaret ne Turqi mbeshtesin axhenden e Shqiperise per te marre tokat e vjedhura ne pronesi te Shqiperise. Greqia kurre nuk do te jete aleati yne perderisa ka vjedhur tokat tona. Ti Korcari shko bej shurren sepse nuk i ha njeri ato shkollat shqiptare qe po na tregoke ti. Shkollat shqip nuk hapen se ti je emigrant por vetem nese ti je pjese tokesore e nje vendi. Shqiptaret ne Turqi jane emigrante dhe nuk kane nje pjese toke ta quajne te tyren sepse tokat e tyre i kane ne Ballkan. Prandaj argumenti yt nuk qendron. Ku jane shkollat shqiptare ne Greqi? Ka miliona arvanitas dhe nje milion shqiptare te rinj. A i lane greket arvanitasit te hapin shkolla shqipe edhe pse ata kane qene e jane ne tokat e tyre autoktone? Kjo eshte padrejtesi qe ti ‘koq-kari’ jo Korcari nuk e kupton.

  • Ti morTani,katunar xhamie,plehrat e xhamive.Skenderbeu jone eshte me i rendesishem se xhamite e katunareve,qe kane pushtu qytetin.Plehrat islamike duhen fshire nga qytetet shqiptare sepse jane njelloj te rrezikshem si greket dhe serbet per identitetin tone kombetar.
    Greket dhe Serbet i fuqizuan sulltanet osmane ne gadishullin Ilirik,.Mbreteria e dikurshme serbe e Stefan Dushanit kishte perfunduar ne germadhe,Beogradi ishte qytet Hungarez dhe Nishi qytet shqiptar kur sulltani sulmoi Ballkanin,.Turqit gjeten ketu vetem princa shqiptare,Dukagjiet ne Kosove,Balshajt ne Malesi,Kastriotet ne Diber,kukes mat,Topiajt ne Durres,Kruje Tirane etj.Nuk kishte serbe.Ke degjuar per ndonje qendrese Greke kunder sulltaneve turq?Nuk ka patur.Sepse nuk kishte greke.Qendrese turvqve ne Ballkan u kane bere princat shqiptare Gjergj Araniti dhe Gjergj Kastrioti dhe Vojvodet Hungareze Janosh Huniadi,mbreti Vladisllav i hungarise.
    GREKET NE ARVANITI I SOLLEN TURQIT.KISHEN GREKE E NDERTUAN SULLTANET TURQ
    SERBET NE SHUMADI I FUQIZUAN TURQIT
    MALAZEZET NE MALSI I SAJUAN TURQIT
    E gjithe kjo per te cfarosur elementin shqiptar ne gadishullin ilirik ne favor te sllaveve dhe Grrekeve,duke shpetuar territore ne lindje ku po hante grushte asgjesuese nga ushtria ruse.
    Edhe sot politika expansive e Turqise nepermjet xhamive duhet shpallur rrezik kombetar ne shqipri,Kosove,maqedoni.Asgje e mire vjen nga Turqia.

    • @Demo, Tani ke folur tamam. Une jam dakord me keto qe thua tani, por jo kur na e shpjegon Skenderbeun si gangster. Apo gjoja tradhetine e Rames. Harron qe ato xhamite qe thua ti i lejoj Berisha. Na futi edhe ne Konference Islamike. Nuk ishte Rama ai qe i beri keto. Berisha lejoj te ndertohen 600 xhami ne Shqiperi duke e kthyer vendin tone ne nje vend islamik sipas keshillave te UDB-se. Kjo eshte tradheti kombetare. Shumicen e xhamive i kane bere vendet arabe. Aleanca me Turqine nuk duhet bere per xhamite por per te marre tokat e vjedhura shqiptare ne Ballkan. Kush do te na ndihmoje qe ti marrim tokat qe na vodhen ne pronesi? Mendon qe kete do ta beje Franca apo Gjermania qe e ndertojn shtetin artificial grek. Think about this ‘demo’!
      Sa per katunar xhamie! me bere per te qeshur! Hahaha. Pra, te gjithe ata qe kane mendim te ndryshem duhet te jeni xhamillar apo fshatar qe frekuenton xhamite. Ato xhamite une i urrej njelllojn si ti dhe jam dakord qe jane rrezik kombetar. Por, te lutem zgjidhi fjalet per Skenderbeun.

  • NJE ANALIZE FANTASTIKE !

    Nuk mund te pritet asgje me pak nga nje Profesor i shquar i Shkencave Juridike dhe Marrdhenieve Nderkombetare si Profesor Ksenofon Krisafi .
    Pervecse nje erudit ne keto fusha, sidomos ne ate te se Drejtes Nderkombetare Profesor Ksenofon Krisafi eshte edhe nje atdhetar i sprovuar ne sa e sa takime e konferenca, bisedime e marreveshje me rendesi kombetare e nderkombetare.
    Edhe kjo permbledhje e Kumteses se tij shkencore per 550 vjetorin e vdekjes se Heroit tone Kombetar, dhe Heroit nderkombetar te mbare Evropes Gjergj Kastriotit Skenderbeut eshte nje analize shkencore dhe realiste, e mbeshtetur ne fakte e pohime te shkruara te huaja, pa tupana e folklorizem nacionalist, cka ia rrit vlerat figures me te shquar te kombit shqiptar dhe te mbare Evropes, kaloresit dhe mburojes se qyteterimit Evropian kunder superfuise boterore te kohes Turqise Osmane.
    Pa qendresen stoike, legjendare, pa aleancat dhe diplomacine e mencur te Gjergj Kastriotit Skenderbeut me aleatet tane natyrore te familjes sone te natyrshmr e natyrore evropiane… perballe hordhive turke per 25 vjet me te ne krye edhe 10 vjet pas vdekjes se tij me frymezimin e shembullit te tij, eshte e veshtire te merret me mend se cfare do te kishte ndodhur me harten evropiane copa- copa e cifligj- cifligje e ate Boterore te kohes cka e ben edhe me madheshtore figuren e Heroit tone kombetar shqiptar e kontinental te Evropes!
    Po sjell vetem nje shembull te perjetuar e te gjalle te kesaj legjende e xhevahiri te pashoq te historise shqiptare e evropiane qe perforcon edhe me shume analizen shkencore te Profesor Ksenofon Krisafit…
    Gjate vizites se ish- shefit te diplomacise shqiptare Z. Reiz Malile ne Spanje ne fundvitet 80-te ai u prit nga ish- Mbreti i Spanjes Juan Carlos. Audiencat mbreterore sipas protokollit mbreteror zgjasin 30 minuta.
    Ne dy-tri minutat e fundit te saj, Z. Malile i dhuron atij nje ministatuje te Heroit Kombetar Skenderbeut prej filigrani prodhuar nga mjeshtrit duararte te Ndermarrja e Punimeve Artistike “ ne Tirane dhe rrreth 50 faqe ne latinisht te korrespondences se tij me Mbreterit dhe oborrin mbreteror te Spanjes.
    Mbreti i Spanjes u mahnit me dhuraten dhe filloi te shfletoje letrat dhe audienca gati u dyfishua ne kohe ndersa Emiri ( mbreti ) I Emirateve te Bashkuara Arabe , nje shtet qe noton ne nafte priste per audiencen e radhes…
    Kaq e madhe eshte figura e Skenderbeut edhe 510 ( tani 550 ) vjet pas vdekjes se Heroit tone Kombetar, Evropian e Boteror.
    Edhe per se vdekuri emri, figura dhe madheshtia e tij na sherben ne shqiptareve,
    Eshte ky nje mesim madheshtor per politikanet driteshkurter shqiptare qe ne vend te bashkohen si prijesit e asaj kohe “to be or not to be” per Arberine e mbare Evropen, kacafyten, bojkotojne Kuvendin, nxjerrin shpatat e briret kunder njeri tjetrit duke ua futur deri ne palcen e kurrizit Shqiperise, Kosoves, trojeve tona ne Maqedoni, Mali i Zi, Luginen e Pesheves e deri edhe ketu ne diaspore, sic e thote me finese juristi dhe diplomati por me shpirt atdhetari e me mendjen e tij te ndritur prej shkencetari edhe ne kete kumtese Prof. Ksenofon Krisafi!

    Alban Dega, Nju Jork

  • Forcat politike që janë në krye të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Medvegj, Bujanoc etj

    Kjo qe thote ky gjasme Intelektual Rektor nuk eshte e gjithe Shqiperia!

    Keto definitione na vine nga universiteti i cac gerrrko arrixhiut !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *